Mogherini të dielën në Shqipëri, takohet me Vuçiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq me 8 maj udhëton në Romë për t’u takuar me zëvendëskryeministrin e Italisë, Matteo Salvini.

Tema kryesore e këtij takimi do të jetë dialogu me Kosovën, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Loading...

Takimi mes Vuçiqit dhe Salvinit pritet të jetë i mbyllur për media.

Pasi të përfundoj ky takim, Vuçiq në mbrëmje udhëton për në Tiranë për t’u takuar me Përfaqësuesen e Lart të BE-së, Federica Mogherini në kuadër të procesit ‘Brdo-Brioni’ i cili mbahet në kryeqytetin shqiptar që zgjat dy ditë.

Edhe tek takimi mes Vuçiqit dhe Mogherinit temë diskutimi do të jetë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë./Indeksonline/

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button