Nuk na duan/ Si i nxjerr shqiptarët një sondazh në 7 vende të BE

Një anketë e fundit e kryer mbi qytetarë të ndryshëm të 7 vendeve të Bashkimit Europian, mbi pëlqimin e tyre ndaj anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe shteteve të tjera në union, e ilustron më së miri këtë. Së pari, vetëm 23% e europianëve të anketuar duan që ne të bëhemi pjesë e unionit, ndërkohë që, thuajse gjysma, 44%, nuk na duan në BE.

Norma e pëlqimit është padiskutim më e ulta krahasuar me fqinjët tanë të Ballkanit Perëndimor. Pra, mes vendeve kandidate, ne, si shqiptarë, pasi Kosova është e dyta më pak e preferuar, jemi më pak të pëlqyerit për t`iu bashkuar familjes europiane. Vendet e anketuara janë: Gjermania, Franca, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka dhe Britania e Madhe. Anketa është kryer në muajin Dhjetor të vitit të kaluar, kështu që edhe qëndrimet duket të jenë disi të freskëta. Vendi që na do më pak është Franca. Vetëm 13% e francezëve na pranon në BE. Për ironi të fatit, në vend të dytë ndjek Gjermania, me 21% të qytetarëve të saj që na do në union.

Pra, pikërisht Gjermania dhe Franca, vendet nismëtare të Samitit të Berlinit dhe procesit të integrimit të Ballkanit në Bashkimin Europian, duket të jenë ato më skeptiket, dhe me një qëndrim për të cilin do të duhet shumë punë për ta ndryshuar.

Suedezët dhe Norvegjezët janë ata që na duan më shumë mes vendeve të anketuara, me 31% dhe 32% të qytetarëve respektivisht, që duan të na shohin në union.

Anketa është kryer nga një kompani ndërkombëtare me qendër në Londër, për kërkime në treg, anketa si dhe kërkime analitike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button