Pacolli: Ju tregoj se ç’ndodhi në Berlin, si nisi presioni për taksën

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka dhënë një version të asaj se çfarë ka ndodhur gjatë pushimit në Samitin e Berlinit kur Macron e Merkel kanë biseduar me liderët kosovarë dhe Edi Ramën.

Kryeministri Haradinaj ka akuzuar Thaçin e Ramën se i kanë bërë presion më të madh se liderët e Francës dhe Gjermanisë.

Pacolli i cili i ka çuar me aeroplanin e tij liderët e Kosovës dhe Shqipërisë ka thënë se ka pasur presione që taksa të hiqet. Ai tha se fillimisht kërkesën e ka bërë ambasadori amerikan i cili ka thënë që taksa të pezullohet për dy javë.

Ai më pas ka thënë se edhe Merkel ka kërkuar pezullimin e taksës dhe të shihet nëse dialogu shkon në rrugën e duhur, shkruajnë mediat kosovare.

Ne patëm një koktej dhe aty filloi presioni, fillimisht kryeministrit që duhet të hiqet taksa dhe të vazhdojë dialogu. Kush iu ka afrua atij i ka kërkuar pezullim të taksës.

Pezullim për dy javë i taksës është kërkuar edhe nga ambasadori i SHBA-së. Normalisht z. Haradinaj thotë se taksa nuk hiqet dhe ky presion vazhdon te vendet e Ballkanit Perëndimor.

Më vonë këshillat e Merkel kanë qenë që suspendoni këtë taksë dhe i definojmë gjërat si ndodhin. Nëse nuk ndodhin siç parashihet, jeni i legjitimuar për ta vënë përsëri taksën.

Pason edhe propozimi i presidentit Macron, e njëjta retorikë”, ka thënë Pacolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button