PS reagon për shkrimin në Bild: Kjo është strategjia e opozitës!

Në lidhje me shkrimin e gazetës gjermane “Bild”, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Socialiste.

Në gazetën gjermane shkruhej se Shqipëria konsiderohet si një “shtet kaotik në duart e gangsterëve”.

Në lidhje me këtë deklaratë, PS përmes Blerina Gjylametit shprehet se si dëshmitarë për atë çfarë shkruhet në “Bild” është marrë një ish-ministër i opozitës dhe një gazetar i oborrit të opozitës.

Ata që paguajnë para për të nxirë imazhin e Shqipërisë në botë, për të goditur ekonominë dhe turizmin, sot dalin dhe rrahin gjoksin krenarë për zullumet që i bëjnë Shqipërisë.

, PS reagon për shkrimin në Bild: Kjo është strategjia e opozitës!

Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë.

Në Shqipëri askush nuk beson vërtetësinë e një artikulli ku dëshmitarë janë një ish-ministër i opozitës dhe një gazetar i oborrit të opozitës.

, PS reagon për shkrimin në Bild: Kjo është strategjia e opozitës!

Fatkeqësisht, prej parave të pista, të ardhura nga vende të huaja (dhe kjo pistë është nën hetim serioz), përfaqësues të opozitës duan thjesht dhe vetëm të botojnë në media ndërkombëtare baltën dhe shpifjen që recitojnë çdo ditë në Shqipëri.

Kjo është strategjia e opozitës, e cila pa vizion dhe program për të ardhmen do vetëm të djegë e të shkrumbojë të tashmen”, ka deklaruar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button