“Rikthehet” Kaçifas, Forcat e Antiterrorit zbarkojnë në Gjirokastër

Oficerë të antiterrorrit në Policinë e Shtetit prej tre ditësh kanë zbarkuar në Gjirokastër. Shkak është bërë ceremonia përkujtimore e Kostandin Kaçifës i vrarë në 8 Dhjetor të vitit të kaluar në Bularat pas shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA. Sipas antiterroit të shtunën është caktuar të zhvillohet një ceremoni përkujtimore nga familjarët, 6 muaj nga ngjarja. Nga informacionet e mbledhura nga antiterrori pritet që shtetas greke dhe minoritarë me prirje ekstremiste mund ta përdorin ceremoninë për të provokuar incidente.

Masat e policisë janë të shtuara për shkak se ceremonia përafron edhe me data të tjera historike që lidhen me Vorio-Epirin. Në 12 Maj është shpallja e autonomisë së Vorio-Epirin, ndërsa në 17 është nënshkruar protokolli i Korfuzit. Sipas kësaj marrëveshje jugu i Shqipërisë vendosi në një pozitë pro greke, por që nuk u zbatua asnjëherë për shkak të qëndresës shqiptare.

Loading...

Burime të Tv Klan thanë se më shumë se gjysma e  agjentëve të antiterrorit janë vendosur në jug të vendit pikërisht për të shamagur incidentet. Kufiri i gjelbër me Greqinë është nën monitorim nga forcat e policisë delta dhe forcat e ndërhyrjes së shpejte pasi ka dyshime se shtetas të ndryshëm grek mund të hyjnë në vendin tonë në mënyrë të paligjshme. 6 muaj më parë, varrimi i Kaçifas shkaktoi disa incidente për shkak të hedhjes se parullave antishqiptare duke bërë që të shpallen non grata disa shtetas grekë, mes tyre edhe një eurodeputete qipriotë.

LEXO DHE :  Ambasadori turk: Shqipëria ka prani shqetësuese të gylenistëve në Arsim dhe Shëndetësi

Ndërkohë që dhe Lëvizja “Zgjohu Shqiptar”  doli me një deklaratë ku paralajmëronte për tensione në jug të Shqipërisë në ditët në vazhdim.

Lëvizja “Zgjohu Shqiptar” Disa ditë më parë denoncoi vendosjen e tabelave në gjuhën greke si “një skandal” të qëllimshëm për të rritur tensionet ndërmjet Athinës dhe Tiranës. Këto veprime u kryen të qëllimshme nga kryetari i bashkisë Finiq, Leonidha Kristo. Sipas tyre, kjo është një shkelje e rëndë, pasi “ligji e shpjegon qartë se gjuha e parë zyrtare është shqipja dhe më pas vijnë gjuhët e tjera” duke shtuar se renditja e emërtimit në greqisht mbi emërtimin në shqip shkel sovranitetin territorial të Shqipërisë. Më pas reagoj ARRSH dhe keto tabela u zëvendësuan dhe u u be vendosja dhe shkrimi i tyre sipas ligjit përkatës. Jo më larg se dje, ekstremistët grekë kanë hequr një pjesë të tabelave të reja që u vendosën në gjuhën shqipe dhe i kanë shkatërruar ato.

Por ditën e sotshme, Lëvizja “Zgjohu Shqiptar” ka dale me një tjetër deklaratë, ku shprehen se asgjë nuk është rastësi për ngjarjet e ndodhura dhe që situata do të përshkallëzohet në ditët në vijim në jug të Shqipërisë.

Ata i kerkojnë policisë së shtetit që masat e policisë te jenë të shtuara dhe të rrepta, po ashtu edhe që kufiri i gjelbërt me Greqinë të jetë në monitorim të plotë pasi ka dyshime se shtetas të ndryshëm grek mund të hyjnë në vendin tonë në mënyrë të paligjshme. Sipas burimeve të tyre të shtunën është caktuar të zhvillohet një ceremoni përkujtimore nga familjarët, 6 muaj nga ngjarja. Nga informacionet e mbledhura pritet që shtetas greke dhe minoritarë me prirje ekstremiste mund ta përdorin ceremoninë për të provokuar incidente.

LEXO DHE :  Haradinaj takon shqiptarët e Malit të Zi: Nga Shkodra e deri në Pazarin e Ri jemi vëllezër

Ata shprehen se shumë ekstremiste grekë po mblidhen nëpërmjet forumeve dhe rrjeteve sociale për tu pregatitur e shkuar edhe në fshatin Finiq në mbështje të pakicës greke atje pasi sipas tyre ata po diskriminohen. Masat e policisë duhet të jenë të shtuara për shkak se po afron edhe 12 Maj, dita që ata e quajnë se është shpallja e autonomisë së “Vorio-Epirit”. Për këtë ditë qarqet ekstremiste greke kanë njoftuar se do të mbajnë paradë si në Athinë po ashtu edhe në jug të Shqipërisë, përfundojnë në deklaraten e tyre “Zgjohu Shqiptar”.

 

Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button