Samiti i Tiranës/ Javën tjetër Presidentët e Ballkanit në Shqipëri (Detajet)

-Pas samitit të Berlinit, në Shqipëri do të vijnë liderët e Ballkanit Perëndimor për një tjetër samit, atë të Brdo-Brijunit që zhvillohet nga viti 2010 në secilën prej shteteve anëtare. Këtë vit liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Tiranë, në datat 8-9 maj me ftesë të Presidentit Ilir Meta. Në këtë Samit, që përkon me Javën e Europës do të jetë edhe presidenti i Serbisë Vuçiç dhe ai i Kosovës, Thaçi. Gjatë samitit, liderët e Ballkanit Perëndimor pritet që të kenë takime edhe me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.

Njoftimi i plotë për Samitin që do të zhvillohet në Tiranë
Procesi i Brdo-Brijunit është një nismë rajonale bashkëthemeluar nga Presidentët slloven dhe kroat në vitin 2010. Me ftesën edhe të Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović dhe të Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, në Samitin e Tiranës, do të marrin pjesë tre Anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Šefik Džaferović dhe Željko Komšić, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović, Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, si dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić. Të ftuar nderi janë Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Loading...
LEXO DHE :  Arti shqiptar, në zi! Ndahet nga jeta Muhamet Lika, parodisti i njohur i Vlorës

Samiti i Liderëve në Tiranë, që përkon dhe me “Ditën e Evropës”, synon të përçojë një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian. Kjo nismë ka shërbyer si forum i rëndësishëm i nivelit më të lartë politik për nxitjen e dialogut, bashkëpunimit, forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, dhe mbështetjen e proceseve europiane dhe euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit. Një tregues domethënës e jetik për vende tona ka qenë mbështetja e vazhdueshme që drejtues të lartë evropianë dhe amerikanë i kanë dhënë këtij Procesi. Në mbyllje të Samitit, Liderët e procesit do të miratojnë një dokument me konkluzionet e takimit.

Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button