Shpëtim Idrizi: Kam 13 vite pa shkel në Çamëri (VIDEO)

“Hera e fundit në Çamëri ka qenë në vitin 2006 dhe prej atëherë e kam pasur të pamundur”. Kështu u shpreh në studion e “Provokacija”, Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi. Ai ka theksuar se ka tentuar të shkojë sërish, por nuk i është garantuar siguria nga pala greke.

Idrizi: “Hera e fundit në Çamëri ka qenë në vitin 2006. Prej atëherë e kam pas të pamundur. Do ishte rast i mirë të ishim bashkë, se do ishte rast i mirë që të më mundësohej dhe mua”.

Loading...

Nano: Ti nuk e ke tentuar këtë gjë?

Idrizi: “Kam tentuar por me funksionin që kam pas, kam qenë i detyruar të njoftoj MPJ shqiptare dhe ka pas hezitim. Më kanë thënë që pala greke nuk e merr përsipër sigurinë. Por është e paarsyeshme ne jemi njerëz të lirë. Nuk di të kem asnjë dënim apo non grata atje. Por mesa duket skupet janë nga ana matanë”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button