Si në film! Aeroplanmbajtësja e SHBA-së stërvitet në ujërat e Adriatikut (FOTO)

Kjo është një nga 10 aeroplanmbajtëset e SHBA-së, e cila prej disa ditës është duke u stërvitur në ujërat e detit Adriatik. Ditën e djeshme, Presidenti Ilir Meta, shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, dhe gjeneral Bardhyl Kollçaku, kanë bërë një vizitë në këtë aeroplanmbajtëse.

Duket si një pamje e shkëputur nga një nga film aksion, por jo. Kjo është një nga 10 aeroplanmbajtëset e SHBA-së, e cila prej disa ditës është duke u stërvitur në ujërat e detit Adriatik. Ditën e djeshme, Presidenti Ilir Meta, shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, dhe gjeneral Bardhyl Kollçaku, kanë bërë një vizitë në këtë aeroplanmbajtëse.

Ministrja Xhaçka e ka cilësuar vendosjen e aeroplanmbajtëses në Durrës, si një konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera SHBA- Shqipëri.

Loading...

“Aeroplanmbajtësja amerikane “Abraham Lincoln” prej ditësh po stërvitet në ujërat e detit Adriatik. Një prej 10 aeroplanmbajtësve të SHBA është njëherësh vendkomanda e Grupit të Nëntë Goditës të Forcave Detare amerikane. Vizita në të, ishte jo vetëm një eksperiencë e bukur, por mbi të gjitha, konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera që vendi ynë ka me aleatin e tij strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në drejtim të mbrojtjes dhe sigurisë. Faleminderit Ambasadës Amerikanë në Tiranë U.S. Embassy-Tirana për ftesën dhe komandantit të aeroplanmbajtëses, kapiten Brouwne USS Abraham Lincoln MWR për mikpritjen, në stërvitjen më të veçantë pranë brigjeve shqiptare”, shkruan Xhaçka.

LEXO DHE :  Partia serbe kërkon pajtim midis shqiptarëve e serbëve

Disa informacione për aeroplanmbajtësen ” Abraham Lincoln”
USS Abraham Lincoln (CVN-72)  është një nga 10 aeroplanmbajtëset e SHBA aktualisht në shërbim të Forcave Detare të SHBA.  Ajo është e klasit Nimitz me një tonazh rreth 100.000 ton.  Ky klas aeroplanmbajtëse sot është anija ushtarake me e madhe dhe më e fuqishme në bote, si dhe tregues i fuqisë ushtarake të SHBA.

USS Abraham Lincoln (CVN-72) është vendkomanda e Grupit të Nëntë Goditës të Forcave Detare të SHBA.  Së bashku me kryqëzorët me rraketa të drejtuara  dhe nëndetëset, si pjesë përbërëse e grupit, kjo fuqi detare e pakontestueshme i jep mundësinë SHBA të krijojë superioritet detar të mjaftueshëm për të projektuar fuqinë ushtarake të SHBA dhe për të menaxhuar krizat të mbarë globin.

LEXO DHE :  Teatri shqiptar në Amerikë turne në Evropë me shfaqjen “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu”

Grupi i Nëntë Goditës të Forcave Detare të SHBA, së bashku me  Aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln (CVN-72) gjendet prej disa ditësh në Adriatikun Jugor, pranë brigjeve shqiptare, për të zhvilluar një stërvitje të planifikuar përpara ridisllokimit të saj në një rajon tjetër operacional.

Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button