Taksa 100 për qind, Serbia ka humbur 500 milionë euro

Kosova ka vendosur taksën doganore prej 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës më 21 nëntor të vitit të kaluar. Nga atëherë e deri më tani është deklaruar se Serbia ka humbur miliona euro për shkak të takës.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka thënë sot se vendosja e taksës nga Qeveria e Kosovës, i kushton ekonomisë së Serbisë dëme prej më shumë se 500 milionë euro në vit.

Loading...

Gjuriç gjatë një konference për shtyp ka thënë se deklarata e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se një dëm i tillë arrin në vetëm disa miliona është e pavërtetë.

LEXO DHE :  Qytetet që nuk paguajnë sigurime, Durrësi kryeson me shkeljet

“Përpjekjet për të zvogëluar dëmin për të pakësuar presionin që Prishtina vuan nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, nuk janë asgjë më shumë se një shtrembërim i realitetit”.

Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi kishte thënë se vendosja e taksës ndaj produkteve serbe është vendim i drejtë dhe legjitim nga institucionet e Kosovës.

Gjithsesi, ai kishte pranuar se këto produkte po hyjnë në Kosovë edhe përmes rrugëve tjera.

Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button