Të dielën shqiptarët e vulosin të ardhmen euro-atlantike të shtetit

Pas një sërë aktivitetesh e takimesh që janë bërë gjatë kësaj fushate presidenciale, kur ne kishim mundësi të bashkëbisedojmë me qytetarët për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, Shtabi Qendror dhe shtabet lokale të Alternativës dje e kanë përmbyllur fushatën dhe sot po i drejtohet opinionit me këtë konferencë shtypi

Jemi sot këtu që t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, e sidomos mbështetësve dhe votuesve tanë, që të dielën, familjarisht, të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për opsionin që garanton
integrim në NATO dhe BE dhe që është kundër kthimit prapa në agjendat antiperëndimore. Duke e votuar Stevo Pendarovskin, ne praktikisht dëshmojmë se në cilën anë jemi dhe çfarë ardhmërie duam t’u sigurojmë brezave tanë.>

Loading...

Ashtu siç e kemi thënë në fushatë, ne jemi të sinqertë me votuesin tanë dhe nuk dëshirojmë të luajmë me standarde të dyfishta. Për këtë arsye, duke qenë koshientë se asnjë kandidat shqiptar nuk kalonte në rrethin e dytë dhe duke qenë të ndërgjegjshëm se nuk duhet të lejohet të përsëriten gabimet e së kaluarës, që mund ta dëmtojnë seriozisht të ardhmen euro-atlantike të vendit,
ne qysh në rrethin e parë ishim transparent me votuesin tanë dhe kjo u dëshmua me votat që kandidati Pendarovski i mori në bastionet e Alternativës.

Të bindur në këtë, edhe këtë të diel të gjitha shtabet lokale të Alternativës do të jenë të hapura dhe gjithë kapaciteti jonë njerëzor do të jetë aktiv jo vetëm në arritjen e censusit të nevojshëm, për çka jemi të bindur se nuk vihet në pikëpyetje, por edhe për të dëshmuar se shqiptarët janë vota vendimtare që e përcakton të ardhmen e Maqedonisë së Veriut” thuhet ne njoftimin e Alternatives.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button