Thaçi: Haradinaj po aktron për poena politikë, s’ka pasur presion për ta hequr taksën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për T7, kishte treguar për prapaskenat e takimeve në Berlin, dhe për presionin e madh që ia kishin bërë presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për të hequr taksën.

Megjithatë këto deklarime, Thaçi po i quan përpjekje për të fituar poena politikë, duke thënë se në Berlin nuk ka pasur kurrfarë presionin për ta heq taksën.

Loading...

“Asnjë presion nuk kam pasur në Berlin, asnjë takim për heqjen e taksës. Të gjitha kanë qenë improvizime, aktruese për poenë politikë. Askush nuk ka pasur ndonjë presion”, ka thënë Thaçi në një intervistë për Radio Evropën e Lirë.

Kreu i shtetit ndër të tejra ka thënë se asnjëherë nuk ka kërkuar që të hiqet një vendim i tillë, duke potencuar se e ka mbështetur atë edhe kur është propozuar nga Enver Hoxhaj për 10 për qind, dhe nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, prej 100 për qind.

E për ta demantuar Haradinajn, lidhur me ato deklarime, zyra e presidencës dje u ka shpërndarë mediave dy fjalime të Thaçit në Berlin.

Në fjalimin e parë që ka mbajtur Thaçi, ka theksuar se vendosja e taksës ndaj Serbisë, ka qenë një vendim i domosdoshëm dhe si i tillë do të vazhdojë të qëndrojë.

“Së pari, Serbia në mënyrë të njëanshme e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut me heqjen e taksës për prodhimet serbe të vendosur nga Kosova. Ky veprim është i papranueshëm dhe në kundërshtim me parimin kryesor udhëheqës të dialogut i cili është respektuar që nga viti 2011, që nënkupton se dialogu është i pakushtëzuar.Vendosja e taksës ka qenë një vendim i domosdoshëm dhe legjitim si reagim ndaj shkeljeve të përsëritura e të dokumentuara të CEFTA-s nga ana e Serbisë. Si i tillë, ai mbetet në fuqi”, shkruhet në fjalimin e parë që zyra e presidencës u ka dërguar mediave në Kosovë.

LEXO DHE :  Papa Kristo Negovani, gravura që tregon kronikën e vrasjes

Ndërkohë në fjalimin e dytë, teksa ka folur për vazhdimin e dialogut, Thaçi ka cekur faktin se ai nuk mund të kushtëzohet nga Serbia me heqje të taksës.

“Dialogu i filluar në vitin 2011, përkundër rezultateve të prekshme, tani është i bllokuar nga Serbia, e cila e ka kushtëzuar vazhdimin e tij me heqjen e taksës.Kushtëzimi i dialogut nuk ka guxuar të ndodhë në asnjë rrethanë, sepse dialogu nuk mund të kushtëzohet nga asnjëra palë.Ky ka qenë parimi udhëheqës i pashkruar që nga fillimi i këtij procesi”, citohet të ketë thënë Hashim Thaçi.

Megjithatë kryeministri Haradinaj për T7, ka ndarë detaje nga takimet jo formale që janë zhvilluar në Berlin, duke treguar presionin e madh që i kanë bërë Thaçi e Rama për të hequr vendimin për taksën.

“Në pjesën e parë zyrtare, fjalën e ka pas shumë përmbajtjesore. Ka pas elemente të mira. Kur e ka shpjeguar pozicionin e Kosovës. Në këtë pjesën informale, të heqjes taksës, unë jam ndodh në një pozitë të keqe. Në vend se me i pas naj njo që t’mbron, po i ki krejt që të meshojnë, para miqve, ajo ka qenë e rëndë. Pastaj në pjesën e dytë ka thënë që është keqkuptuar ideja e demarkimit, dhe që nuk është menduar ndarje në vija etnike, gjë tjetër për kufirin s’ka thënë”, ka thënë Haradianj.

LEXO DHE :  Në Kanadë festohet 20 vjetori i ardhjes së refugjatëve shqiptarë nga Kosova

Kreu i Qeverisë ka treguar se madje Thaçi e Rama kanë folur edhe në gjuhë të huaja që t’i kuptojnë të gjithë në Berlin, se po e kërkojnë heqjen e taksës.

“Edhe dje u përsërit ajo që më ka ndodhë edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Ma së fshtiri ish. Edhe presidenti, edhe Edi Rama, më shumë bënin presion ata dy me e heq taksën, sesa shtetet tjera. Të gjithë insistonin që me respektu qëndrimin e kancelares dhe Marconit, që ky është një shans i mirë për Kosovën e që nuk duhet me e humb. Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, qe e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe Presidenti Macron”, ka thënë Haradinaj të martën në një intervistë për T7 nga Berlini.

Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button