“Tkurret” Shqipëria, numri i lindjeve bie me 10,1 %

TË DHËNAT E INSTAT

Shtesa e popullsisë në tremujorin e parë të këtij viti shkoi drejt zeros.

Numri i lindjeve ra me 10. 1 % në raport me tremujorin e parë të vitit të shkuar. Të dhënat e INSTAT për tremujorin e parë tregojnë numri i lindjeve për tremujorin e parë 2019 rezulton 5.986, duke shënuar një rënie prej 10,1 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Numri i vdekjeve për tremujorin e parë 2019 rezulton 5.949, duke shënuar një rënie prej 5,7 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018.

Loading...

Gjatë tremujorit të parë 2019, numri i lindjeve tejkalon me 37 numrin e vdekjeve.

instat-konica.al

Në të njëtin tremujori të një viti më parë, shtesa e popullsisë ishte rreth 400 persona. Në tremujorin e parë 2019, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, shënoi vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 562 numrin e vdekjeve. Në tremujorin e parë 2019, shtesa natyrore regjistron vlerë negative në tetë qarqe.

Vlera më e ulët shënohet në qarkun e Korçës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 191 numrin e lindjeve.

Numri më i madh i lindjeve, për tremujorin e parë 2019 regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.985 lindje, të cilat shënojnë rënie me 9,4 %, në krahasim me tremujorin e parë 2018. Numri më i ulët I lindjeve, për tremujorin e parë 2019 regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, me 97 lindje, duke reflektuar një rënie prej 21,8 %, në krahasim me tremujorin e parë 2018.

Nga 12 qarqe të vendit, 9 prej tyre pësuan rënie të numrit të lindjeve, në tremujorin e parë 2019, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Rëniet më të mëdha në përqindje të lindjeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan në qarkun e Gjirokastrës me 21,8 % dhe qarkun e Shkodrës me 19,4 %.

Një rritje në përqindje të lindjeve u regjistrua në qarqet Dibër me 16,1 %, Korçë me 1,3 % dhe Kukës me 0,4 %.

popullsia ne shqiperi-konica.al

Numri më i ulët i vdekjeve për tremujorin e parë 2019 regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 134 vdekje, me një rënie prej 11,3 %, në krahasim me tremujorin e parë 2018. Numri më i lartë i vdekjeve për tremujorin e parë 2019, regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.423 vdekje, me një rënie prej 4,9 %, në krahasim me tremujorin e parë 2018. Nga 12 qarqe të vendit, 11 prej tyre pësuan rënie të numrit të

vdekjeve në tremujorin e parë 2019, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë kësaj periudhe e shënojnë qarku i Kukësit, me 11,3 % dhe qarku i Elbasanit, me 10,6 %.

Rritje në përqindje të vdekjeve, u regjistrua në qarkun Berat, me 0,3 %.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button