Turp të kini-more trima, që dhatë jetën për Atdhe!

Ju kish lindur nêna,
për një Botë të Re,
turp të kini-more trima,
që ratë për Atdhe!

Ra në luftën çlirimtare,
lulja e rinisë,
turp të kini që lirinë,
i dhatë Shqipërisë!

Loading...

Herë me bukë e herë pa bukë,
mbetët nëpër male,
turp të kini që në zëmër,
kishit ideale!

Ju thirri zëri i Atdheut,
në vijën e parë,
pse s’u bëtë bashkëpunëtorë,
edhe tradhëtarë?!

Turp të kini që armikun,
kudo e luftuat,
edhe faqen më të ndritur,
në histori shkruat!

Turp të kini që s’u bëtë,
laro dhe ballistë,
po luftuat gjer në fund,
si antifashistë?!

Ne ju dinim se ju kishim,
yjet e lirisë,
po ju partizanët ishit,
turpi Shqipërisë!

Pse s’ndenjët me Mit’hat Frashrin,
në “Dajt” e “Kursal”,
dhe ndonjëherë për piknik,
shkonit  dhe në mal!

Turp t’ju vijë që derdhët gjakun,
dhe sollët çlirimin,
dhe rreshtuat Shqipërinë,
veç me Perëndimin!

Turp t’ju vijë që mbi fashizmin,
dolët fitimtarë,
dhe e mbuluat me turp,
popullin shqiptar!

LEXO DHE :  Gjuha shqipe në Maqedoni tërbon antishqiptarët, Ivanov me tone të forta

Pse s’u bëtë si ç’u bënë,
ballisto-zogistët,
dhe vrisnit-tok me armikun,
gjithë idealistêt!

Pse s’u bashkuat me hasmin,
kundër Shqipërisë,
si ç’bënë që në fillim,
armiqtë e lirisë?!

Tani le ta lëmë sarkazmën,
bëhemi realë,
ju na nderuat Vatanin,
s’u bëtë bukëshkalë!

Nuse dhe dhëndurë lirie,
u bëtë në altar,
si vello mbani mbi krye,
flamurin shqiptar!

Ju mbetët në jetë të jetëve,
si male krenarë,
por as malet s’na mjaftojnë,
t’ju ngremë lapidarë!

Po me “Rilindjen” gjakshprishur,
keq na vajti halli,
Rama me ca kuislingë,
kriminelë ju shpalli!

Ndaj unë sot nga zemërimi,
ziej si vullkani,
se më rrjedh nëpër damarë,
veç gjak partizani!

Ndonjë thotë-që s’ishte Rama,
që bëri listimin,
por ai-me Mit’hat Frashrin,
u dha frymëzimin!

Fashizmi ende s’ka cofur,
ende ka plot hale,
instituti mavro Tufës,
kazan me fekale!

LEXO DHE :  Aleati ‘sulmon’ Bashën: Ja pse isha kundër bllokimit të zgjedhjeve

Këta janë në të vërtetë,
turp i Shqipërisë,
çdo gjë që prekin me dorë,
pisat bëjnë pis!

Turpin e “Rilindjes” sonë,
ky Planet s’e nxë,
nuk shkoi lista në seancë,
por dëmi u bë!

Jo se atë e largoi,
një tjetër muzikë,
po nga votë e Edi Ramës,
“shokët” patën frikê!

Asnjë çast s’ka reaguar,
ju e dini mirë,
ndaj kishte për ta votuar,
atë listë të ndyrë!

S’reaguan Meta-Basha,
çeta LSI-ste,
se e thamë që ende ka,
plot mbetje fashiste!

Çfarë t’u them si përfundim,
gjithë puthadorëve,
ah-ju zëntë si mallkim,
gjaku i dëshmorêve!

Arben Duka

Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button