VIDEO/ Nuk përmbahet Kim Mehmeti: Burrështetasit tanë janë si ato prostitutat në shtëpinë publike

Shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti thotë se në Shqipëri kufiri mes politikës dhe krimit nuk ekziston.

Mehmeti ka hedhur një deklaratë të fortë për kryeministrin Rama, ku tha se edhe po të dojë të dalë nga politika nuk e bën dot pasi sipas tij  këtë duhet ta firmosë pronari dhe ti japë leje.

Loading...

“Kryeministri i Shqipërisë edhe të dojë nuk del nga politika sepse shumë nga burrështetasit tanë janë si ato prostitutat në shtëpinë publike. Dalja e tyre nga aty nuk varet nga dëshira e tyre, por kur do të vendosë ai pronari që ti japë lejë. Ai e bën kur e shikon që nuk ka dobi ndaj tyre”, deklaroi Mehmeti në “Ora News”.

Shkrimtari shtoi më tej: “Andaj ajo që është më e çuditshme, është se aq shumë janë përzierë gjërat saqë nuk mund ta kuptoni në Shqipëri sa politika e drejton krimin, apo krimi e ka kapur peng politikën. Kur këto gjera e humbasin kufirin, atëherë aty nuk keni më shtet, po keni banda që e konsideron popullin si argat të vetë që një herë në 4 vjet të japin votat dhe këtu përfundon gjithë forca e qytetarit”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button