VIDEO: Tabelat Greqisht në Sarandë, ndërhyn shteti, policia i heq gjatë natës

Pas skandalit të publikuar nga Lëvizja “Zgjohu Shqiptar”, mbrëmjen e djeshme është zhvilluar një operacion me dhjetëra forca policie për të hequr tabelat e vendosura në gjuhën greke në bashkinë e Finiqit.

Tabelat të cilat prej ditesh pushtuan fshatrat e Sarandës ishin në kundërshtim me ligjin, pasi vihej re se herë-herë në to nuk ishte përdorur fare gjuha shqipe, por edhe aty ku është përdorur, është vendosur si gjuhë dytësore.

Ndërsa, pas denoncimeve të shumta për këtë veprim, ka reaguar Policia e Shtetit. Në mesnatë efektivë të unifiormave blu kanë bërë të mundur heqjen e të gjitha tabelave.

Pamjet nga aksioni i policisë gjatë heqjes së tabelave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button