1.5 milionë euro për rivitalizimin e shëtitores “Naim Frashëri” në Sarandë

Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Sarandë organizuan konsultimin publik për projektin “Rivitalizimi i shëtitores ‘Naim Frashëri’”, që është pjesë e programit “Për zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik” që financohet nëpërmjet qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore.

Të pranishëm ishin përfaqësues të aktorëve të interesit që preken nga projekti, të Këshillit Bashkiak, etj.

Loading...

Diskutimi u përqëndrua në aspektet sociale dhe mjedisore të projektit të hartuara në përputhje me udhëzimet e Bankës Botërore. Shëtitorja “Naim Frashëri”. Projekti parashikon zbatimin e politikave sociale dhe mjedisore në përputhje me udhëzime të Bankës Botërore.

Shfrytëzimi sa më i mirë i hapësirave publike, mbrojtja e identitetit të qytetit të Sarandës, aspektet funksionale në shërbim të banorëve dhe pushuesve të shumtë në sezonin veror të shëtitores, rehabilitimi i infrastrukturës nëntokësore të nevojshme, krijim e lehtësirave për ankorimin e varkave të peshkimit dhe ato turistike ishin disa nga diskutimet  kryesore në këtë takim dhe marrin zgjidhje nëpërmjet projektit të hartuar.

LEXO DHE :  Kush është shqiptari i parë që tenton të hyjë në parlamentin zviceran

Projekti për rehabilitimin e shëtitores “Naim Frashëri” ka kaluar nëpër disa konsultime publike. Ato janë një instrument që Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka përdorur me qëllim rritjen e pjesëmarrjes qytetare dhe nxitjen e bashkëpunimit të komunitetin.

Projektideja finale u zhvillua disa muaj më parë në mjediset e Bashkisë Sarandës duke u dhënë mundësinë qytetarëve që të njihen me detajet e projektit. Po ashtu është gati edhe projekti i zbatimit.

Projektideja e transformon shëtitoren në një hapësirë publike shumëfunksionale dhe në shërbim të banorëve e pushuesve gjatë sezonit. Parashikohet restaurimi i fasadave në gjithë gjatësinë me qëllim përmirësimin e estetikës.

Gjithsesi në shëtitore do të mbizotërojnë elementë që e ruajnë identitetin e qytetit si për shembull porta hyrëse e Onhezmit, skulptura të realizuara nga artistë lokalë, sheshi i shatërvanit, pemët ekzistuese dhe zonat e gjelbra, pishina e hapur, etj.

LEXO DHE :  Shqiptari braktis SHBA-të për të kuruar falas qytetarët në Durrës

Janë rreth 1.5 milionë euro që janë vënë në dispozicion për rigjenerimin urban të shëtitores. Krahas projektidesë finale, është gati edhe projekti i zbatimit.(ATA)

Loading...
loading...
Back to top button