20-vjetori i luftës/ Majko uron Kosovën dhe i përgjigjet kryeministres serbe

Ministri per Diasporen, Pandeli Majko ka uruar Kosoven me rastin e pervjetorit te 20 te Luftes, dite per te cilen ka mberritur ne Prishtine edhe ish-presidenti amerikan Klinton.

Bashke me urimin, Majko nuk ka lene pa pergjigje ironike edhe kryeministren e Serbise, qe ne nje deklarate te pak koheve me pare, i cilesoi shqiptaret njerez te zbritur nga mali. Deklarate qe u pasua me reagime te shumta.

Loading...

“Ata që dhanë jetën vlen të kujtohen me peshën e heshtjes së lirisë. Të gjithë ne të tjerët bëmë vec detyrën. Ta gëzosh lirinë Kosova ime.  Të përshëndet nga Tirana një nga “barbarët e zbritur nga pylli”- shkruan Majko.

Postimi i Majkos 

Në këtë përvjetor të 20 të Luftës së Kosovës ndjek me dëshirë e mall mbritjen në Prishtinë të miqve të shqiptarëve në ditë të vështira. Presidenti Klinton dhe Zonja Ollbrajt së bashku me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe Toni Bler janë ndër protagonistët kryesorë të cilët shënuan kthesën e historisë për shqiptarët.
Ata që dhanë jetën vlen të kujtohen me peshën e heshtjes së lirisë. Të gjithë ne të tjerët bëmë vec detyrën. Ta gëzosh lirinë Kosova ime.
Të përshëndet nga Tirana një nga “barbarët e zbritur nga pylli”
Pandeli Majko
11 Qershor 2019

Loading...
Back to top button