BE: Opozita dogji qëllimisht mandatet, Rama sot në Bruksel

Një ditë pasi Presidenti Ilir Meta zyrtarizoi dekretin pa bazë ligjore, duke anuluar datën e zgjedhjeve lokale, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Bruksel.

Kryeministri do të udhëtojë sot drejt Brukselit, ku pritet të zhvillojë disa takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian. Vizita e Ramës vjen gjithashtu pas qëndrimit të BE kundër anulimit të zgjedhjeve lokale nga Ilir Meta, vendim ky i mbështetur nga PD-LSI.

Loading...

Sipas axhendës së kësaj vizite të planifikuar dhe parashikuar më herët, pritet që kryeministri Rama të takohet sonte në orën 18:50 me kreun e Këshillit Europian, Donald Tusk, ndërsa në orën 17:00 Rama do takohet me shefen e diplomacisë në BE, Mogherini.

LEXO DHE :  Televizioni Serb me reportazh për luftën në Kosovë tregojnë se si i vranë ushtarët e UÇK-së (VIDEO)

Në orën 19:00, Rama  do të takohet me Presidentin e Komisionit Europian Zhan Klod Junker dhe më pas të dy do të dalin në një konferencë shtypi.

Ditën e djeshme, Brukseli është pozicionuar kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale në Shqipëri, pasi opozita sipas tyre dogji qëllimisht mandatet.

Loading...
loading...
Back to top button