“E bukur, por e frikshme”, gazetari anglez në vilën e Enver Hoxhës (FOTO)

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Gazetari i “The Guardian”, Shaun Walker ka vizituar edhe vilën ku jetonte diktatori Enver Hoxha.

Walker tregon disa fotografi nga brenda shtëpisë së Hoxhës të cilat i përshkruan si mjaft komode për periudhën që bëhet fjalë.

Loading...

“Sot kam bërë një vizitë në vilën e Enver Hoxhës në Tiranë, ku diktatori ka jetuar nga viti 1975 deri në vdekjen e tij në vitin 1985.Vend i mrekullueshëm, edhe pse i frikshëm për tu vizituar. Është e mbyllur për publikun dhe shumë më tepër se sa ishte, kur ai vdiq”, shkruan gazetari i “The Guardian”.

“Një vend i mrekullueshëm, edhe pse i fri kshëm për t’u vizituar. Tirana është një vend interesant. Disa tregime nga Shqipëria vijnë së shpejti.”

Sa ishte gjallë di ktatori, e gjithë ‘Zemra e Tiranës’, ish-Blloku, u mbyll për publikun. Vendin e zunë krerët kryesorë të partisë. Tani, kjo është pjesa më e gjallë e Tiranës…

Në katin e poshtëm të vilës së Enverit kishte një pishinë dhe një hyrje në një tunel që e çonte në një bunker, para nojakun HOXHA, nëse do i duhej t’ia mbathte.

Edhe pse shqiptarët nuk kishin akses në literaturën e huaj, Hoxha i dashuronte librat dhe kishte një shpërndarje vjetore të librave francezë që i vinin nga Parisi.

Rafte librash kudo. Shumë prej tyre ishin titujt e tij ose literatura të tjera marksiste.

Dhomat janë mjaft funksionale, të bëra me më të mirën që Shqipëria ofronte në aspektin e mobiljeve dhe aksesorëve.

Loading...
Back to top button