Eksportet, Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin, eksportin deh sigurinë e produkteve ushqimore. Ky memorandum është një mekanizëm i rëndësishëm për t’i hapur rrugë eksportit nga Shqipëria në Kinë të produkteve me origjinë shtazore.

Nënshkrimi vjen pak ditë pas vizitës në Kinë të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi, i cili u takua me homologun kinez dhe bisedoi në mënyrë të vecantë për Protokollin e Karantinës. Qëllimi final është që vendi ynë të eksportojë drejt Kinës produkte me origjinë shtazore si qumështi e djathi apo peshku, mjalti etj.

Nënshkrimin e Memorandumit e bëri një ditë më parë në Kinë zv.ministrja e Bujqësisë​ dhe Zhvillimit Rural, znj.Ermira Gjeçi. Të dyja palët bien dakord të negociojnë dhe bashkëpunojnë në procedurat e inspektimit dhe karantinës së produkteve ushqimore të mbuluara nga ky Memorandum, në përputhje me të drejtat dhe detyrimet e palëve.

Shqipëria është e interesuar të intensifikojë shkëmbimet tregtare me Kinën, sidomos në sektorin bujqësor dhe industrinë agropërpunuese.

, Eksportet, Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

, Eksportet, Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

, Eksportet, Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Back to top button