Gjermania-Rusisë në OKB për Kosovën: Nuk dëshiroj të ulem në nivelin tuaj të komunikimit

Zëvendësambasadori i Gjermanisë në OKB, Jurgen Schultz ka reaguar ndaj fjalës së përfaqësuesit të Rusisë, duke i pohuar se nuk dëshiron të ulet në nivelin e komentimeve të tij.

Zëvendësambasadori gjerman ishte i shkurtër, cili tha se qjo që tha përfaqësuesi i Federatës ruse për vendet që e mbështetin Kosovën, “dua të them se ato që kanë ndodh në historinë e konfliktit në vitin 1998 dhe 199, janë një histori fatkeqe dhe këto nuk i ndihmojnë askujt. Nuk dua të ulem në atë nivel dhe përmbahem në komentimet e më tejshme”, tha ambasadori gjerman, raporton KosovaPress.

Loading...

Ambasadori i Rusisë në OKB akuzoi ambasadorin e Kosovës për gënjeshtra për të justifikuar veprimin e policisë në veri. “Veprimi i paligjshëm është kaq i qartë. Policia e Kosovës ka kryer një pushtim të veriut të Kosovës. Zyrtari rus në misionin e OKB-së u rrah dhe Çitaku na ofroi një version të ngjarjes që është në kundërshtim me logjikën. Madje, ajo nuk e tha saktë emrin e tij”, tha diplomati rus.

LEXO DHE :  Zbulohet në arkivat gjermane flamuri që kërkonte për shqipërinë Esad Pashë Toptanit

Diplomati rus parashtroi një pyetje siç tha ai rreth aktiviteteve të fshehta që ndodhën në bazën amerikane Bondstil dhe paralajmëroi se Prishtina ka sabotuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë gjashtë viteve të fundit.

Ai po ashtu foli për miratimin e rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë, duke thënë se është ‘bërë me qëllim të shpërqendrimit të problemeve’, derisa u shpreh kundër formimit të ushtrisë së Kosovës, e cila sipas tij, është në kundërshtim me rezolutën 1244. Diplomati rus tha po ashtu se nuk ka alternativë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Loading...
loading...
Back to top button