Meta sulmon dhe ndërkombëtarët: Do mbajnë përgjegjësi para shqiptarëve!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó. Kreu i Shteti foli edhe për situatën politike ne vend, ndërsa theksoi se çdo aktor, i brendshëm apo i jashtëm, që tenton të çojë vendin drejt konfliktit do të mbajnë përgjegjësi para popullit shqiptar.

“Vlerësoj marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Hungarisë. Çmoj mbështetjen e sinqertë të Hungarisë në procesin e integrimit europian. Me rëndësi zbatimi i të gjitha prioriteteve që kushtëzojnë një vendim pozitiv të Këshillit Evropian . Palët të reflektojnë sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës.

Shqipëria të rikthehet në normalitetin e respektimit të shtetit ligjor. Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane .Aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar”-tha Meta.

Back to top button