Njihuni me argumentet kundër kërkesës së Holandës për shqiptarët

Sa serioze është kërkesa e Holandës për rikthimin vizave dhe a do të frenojë vërtet kriminalitetin shqiptar në Amsterdam?

Ekspertët holandezë thonë se më shumë se sa një përpjekje e mirëmenduar, kërkesa e Holandës është një mjet presioni ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama për të luftuar krimin e organizuar. Wouter Zweers, ekspert në Institutin Holandez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare thotë se me anë të kësaj lëvizjeje, Holanda dhe vendet e tjera të BE-së po e rikthejnë Shqipërinë në “shinat europiane”.

Loading...

Veprat kriminale të kryera nga organizatat kriminale shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e publikut europian sidomos për shkak të trafikut të kokainës në kamionë nga Holanda në Britani të Madhe. Por pak në Tiranë e kishin menduar se ky shqetësimin do të zyrtarizohej deputetëve holandezë, të cilët votuan për të dërguar një kërkesë në Komisionin Europian në prill.

“Deputetët dhe ministrat holandezë që ishin kundër kësaj lëvizje ishin të etur të theksonin se rikthimi i vizave nuk do të pengonte ata që tashmë janë të vendosur për të thyer ligjin”, thotë Zweers. “Të gjithë e dinë se kriminelët profesionistë nuk do të ndalojnë se kaluari ilegalisht kufijtë europianë edhe pas rivendosjes së vizave”, thotë ai,

Sipas Zweers, liderët dhe diplomatët që mbështesin iniciativën e Holandës janë të vetëdijshëm se rikthimi i regjimit të vizave nuk do të ndalojë lëvizjen e kriminelëve, por thotë se kjo është një lëvizje për të shtuar presionin ndaj qeverisë shqiptare.

“Ata e shohin atë më shumë si një sinjal për qeverinë shqiptare, një thirrje për të forcuar përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar”, thotë eksperti, duke theksuar se Komisioni dhe shtetet anëtare nuk po ngadalësojnë, por po e kthejnë Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në BE.

“Disa do të thonë se Shqipëria ka marrë tashmë sinjalet e duhura me raportin Vjetor të Komisionit Europian, i cili identifikoi sfidat e shumta që mbeten në luftën kundër krimit të organizuar.

Dhe shtyrja e vendimit për të hapur negociatat e pranimit deri në tetor, së bashku me një vendim tjetër të parlamentit holandez, këtë herë për të mos përkrahur fillimin e negociatave të Shqipërisë është sinjal i radhës”, thotë analisti holandez

Topi tani është në gjykatën e Komisionit, i cili duhet të marrë një vendimi brenda një muaji nga dorëzimi i kërkesës së Holandës, pra deri në fund të qershorit. Sipas tij, edhe nëse Komisionit Europian vendos të aprovojë këtë nismë, vendet anëtare të BE do të përballen me dilemën nëse rivendosja e regjimit të vizave do të ndalonte kriminelët të hyjnë në BE apo thjesht do të izolojë qytetarët e zakonshëm shqiptarë nga pjesa tjetër e Europës.

“Vendimet për të pezulluar udhëtimin pa viza nuk mund të merren lehtësisht dhe çdo hap që çon drejt nxitjes së këtij mekanizmi do t’i nënshtrohet vlerësimit dhe analizës shumë të kujdesshme të ekspertëve europianë”, tha zëdhënësja e KE-së, Natasha Bertaud.

Sipas rregullave të BE-së, Komisioni, i mbështetur nga një shumicë e shteteve anëtare mund të vendosë të rikthejë regjimin e vizave për Shqipërinë për nëntë muaj. Kjo më pas mund të pasohet nga shtyrja e këtij vendimi për 18 muaj të tjerë, dhe në rastin më të keq, vendimi përfundimtar do të ishte rivendosja e përhershme e vizave.

Pezullimi i liberalizimit të vizave për një vend jashtë BE nuk është zbatuar më parë. Megjithatë, Holanda beson se veprat e paligjshme të bandave shqiptare kërkojnë masa emergjente, kryesisht për shkak të vëmendjes së madhe mediatike për këto organizata kriminale.

“Gjatë viteve të fundit çështjet që kanë të bëjnë me shtetasit shqiptarë kanë marrë shumë vëmendje publike në Holandë. Shtetasit shqiptarë luajnë një rol të rëndësishëm në krimin e organizuar në qytete të tilla si Amsterdami dhe Roterdami dhe rajone të tjera në vend “, thotë përfaqësuesi i Hagës në Bruksel, Robert de Groot, në letrën e tij drejtuar Komisionit.

Pyetja më e rëndësishme për qytetarët e Shqipërisë është se nëse Komisioni Europian do të kërkojë në konkluzionet e tij nisjen e një procedure për të përmbushur kërkesën e Holandës. Kontrolli i fakteve do të jetë hapi i parë dhe, sipas Wouter Zweers, argumentet e paraqitura në kërkesën zyrtare të Holandëz reflektojnë në fakt realitetin.

“Në vitin 2019, një sërë rastesh që përfshinin grupet kriminale shqiptare morën vëmendjen e publikut dhe mund të kenë shërbyer si motiv për deputetët që kërkuan rikthimin e vizave.

“Një artikull i gazetës holandeze ‘De Telegraaf’ në mars të vitit 2019, për shembull, vuri në dukje se bandat shqiptare qeverisin udhëheqin trafikun e e kokainës në Amsterdam “, thotë Zweers.

“Për më tepër, së fundmi, një operacion i madh policor në jug të Holandës synonte tre banda shqiptare të përfshira në prodhimin dhe trafikimin e drogave të lehta”, thotë eksperti holandez.

Ai nënvizon se autoritetet holandeze kërkuan që në vitin 2017 rikthimin e regjimit të viza për shqiptarët në mënyrë që të kontrollojnë më mirë rritjen e shpejtë të krimit të organizuar në qytet.

Kërcënimi nga krimi i organizuar nuk është argumenti i vetëm për pezullimin e vizave. Në njoftimin e saj drejtuar Komisionit, Holanda thotë se është e shqetësuar edhe për numrin e shtetasve shqiptarë që janë gjetur ilegalisht në vend, duke thënë se emigrantët që ngjiten në kamionë për të hyrë në Britaninë e Madhe, nëpërmjet portit Roterdamit, janë kthyet në një sfidë për autoritetet.

Nga ana tjetër, krahasuar me Britaninë e Madhe, Holanda përballet me probleme më të vogla me kriminalitetin shqiptar.

“Nuk mund të mohohet se regjimi pa viza e bën më të lehtë për kriminelët shqiptarë të udhëtojnë në Holandë. Por, siç vuri në dukje ministri holandez i Drejtësisë nuk ka lidhje midis kriminelëve dhe udhëtimit pa viza “, thotë Zweers./l.m

Loading...
Back to top button