Përgjimi 5: Na ka filmu Fiksi..

Në video përgjimin numër 5 , Imer Lala njoftohet se ekipi i “Fiks Fare” ka marrë me vete një njeri me “BENZ”,i cili thuhet se është i infiltruar. Aty është filmuar se si po bliheshin votat në Dibër.

Biseda:

Loading...

Ymer Lala flet në telefon me nipin, Elio Lala

Elio Lala: O xhaxha

Ymer Lala: He mer

Elio Lala: A po pushosh ee

Imer Lala: Po

Elio Lala: Jo të mora në telefon se doja të të pyesja, të takoj pak Admir Truken, se dje te Fiksi kanë nxjerrë Nehatin kshu, kurse sot mund të dalë ajo video ku është me lekë nëpër duar, e ke parasysh.

Imer Lala: hhh

Elio Lala: Dhe thashë ta pyes si vepron Policia, ça bën pas videos

Imer Lala: Po ik e takoje njëherë

Elio Lala: Po e takova dhe i mora numrin Ejsit

Imer Lala: Jo më se s’quhet provë ajo

Elio Lala: Po kështu tha edhe ai… “mos e rruaj k..” Qeke lodh pak

Imer Lala: Jam dërrmu. Po më dhemb këtu mu Elio

Elio Lala: Ku

Imer Lala: Në krah të djathtë. Në fund të shpinës në krahun e djathtë

Elio Lala: Po pive ndonjë nga ato që ke ti, Advilat….Po pi nja dy

Imer Lala: Janë prapë sonte videot ee

Elio Lala: Ndoshta mund të jetë video tjetër

Imer Lala: Nga ishte ky majmun

Elio Lala: Nga Shodolli. A ishte i infiltrum, ai përgatit? E ndoqa sot. Ndryshoi rrugën bashkë me njerëzit e Fiksit. E ndoqa deri në qosh dhe sun e kapa.

Imer Lala: Kanë qenë ata të Fiksit që kanë ardh?

Elio Lala: Për Zotin. Kanë ardh ata e kanë marrë me një një Benz..

Loading...
Back to top button