Presidenca: Kujdes, Meta po ju mban shënim emrin!

Presidenca e Republikës ka reaguar sot në lidhje me tensionet e krijuara në disa bashki që drejtohen nga PD dhe LSI.

Zëdhënësi i Ilir Metës shprehet se kreu i shtetit po mban shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale.

Sipas Tedi Blushit, presidenti vlerëson se këto akte u shërbejnë grupimeve vendase dhe të huaja që kërkojnë destabilitet.

Reagimi i Presidencës:

Presidenti Meta vlerëson të gjitha institucionet që zbatojnë ligjin dhe i inkurajon që ta bëjnë këtë me përgjegjshmëri maksimale dhe transparencë të plotë.

Presidenti mban shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale, të cilat u shërbejnë vetëm atyre grupimeve të errëta vendase dhe të huaja, që kërkojnë destabilitet në Shqipëri dhe rajon, me qëllim defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Back to top button