Reagon Saimir Kodra ndaj Bashës: Po liron 40 të burgosur për të shkaktuar kaos deri në vrasje (VIDEO)

Moderatori i emisionit investigatov “Stop” i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi ky i fundit quajti Top Channel dhe Tv Klan-in si “dy vegla qorre që i shërbejnë propagandës së Edi Ramës”.

Basha duket se e kishte inatin me një lajm të përcjellë në rrjetet sociale nga Kodra, i cili publikoi sot një mesazh me një person të paidentifikuar, i cili e vinte në dijeni se nga burgu i Fierit janë liruar 40 të burgosur të rrezikshëm, të cilët janë përgatitur për të shkaktuar trazira në vend, deri në vrasje.

Loading...

Kodra tha në emisionin “Opinion” se nuk “humbet kohën” për t’iu përgjigjur një gjëje kaq infantile të Bashës, “e përshëndes dhe i uroj rrugë të mbarë”.

LEXO DHE :  Jemi vend bujqësor? Çmimet e fruta-perimeve “flasin” ndryshe

“Nëse kryetari i referohet syzeve të mija është dritshkurtër për këtë, është diskriminuese, i kujtoj Lul Bashës qese më quan vegël të PS-, kamerën e fshehtë për blerjen e votës në Dibër dhe Vorë e kam transmetuar një orë më pas. Sot mua më ka ardhur një mesazh që nga burgu po përgatiten 40 veta me leje nga burgu i Fierit që janë përgatirut për trazira deri në vrasje. Është humbje kohe t’i përgjigjem një gjëje kaq infantile të kryetarit. E përshëndes dhe i uroj rrugë të mbarë”, tha Saimir Kodra.

Siç duket kjo është arsyeja që palaço president donte informacion nga burgjet se sa të sigurtë janë këto instuticione

LEXO DHE :  “Eurovision”/ Sot nata finale, Shqipëria performon e dyta

Ndiqeni denoncimin në emisionin “STOP” nga minuta 12:12

Loading...
loading...
Back to top button
Close