Savicevic thyen heshtjen, tregon kush qëndron prapa skandalit në ndeshjen me Kosovën

Selektori i Malit të Zi dhe dy lojtarë të kombëtares të cilët janë me prejardhje serbe, refuzuan të zbrisnin në fushë, për shkak se kishin presion të madh nga Beogradi.

Savicevic së fundmi ka zbuluar gjithçka në një televizion malazez, ku ka thënë se presioni në Tumbakovic dhe lojtarët vinte nga Beogradi.

Loading...

Savicevic insistoi se ishte presidenti aktual i Crvena Zvezda, Zvezdan Terzic ai që kishte rolin kryesor dhe orkestronte gjithë atë presion, shkruan ‘rs.n1info’.

“Terzic ka hedhur bombë atomike mbi futbollin malazez. Ne do t’i mbijetojmë kësaj bombe, por ai është një prej akterëve kryesorë në këtë histori” ka thënë fillimisht presidenti i federatës malazeze.

“Ai ishte njeriu kryesorë që bëri presion mbi lojtarët e Crvena Zvezdës, sigurisht, me anë të tifozëve” ka thënë tutje Savicevic.

“Presioni kishte filluar shumë më herët sesa publiku e dinte për të. Ne kemi pasur disa biseda dhe unë nuk besoja se ai do ta bënte atë gjë në fund.”

“Nëse ai do të thoshte më herët se kishte probleme, unë me gjasë do t’i qartësoja më herët gjërat” ka thënë ndër të tjerash Savicevic.

Federata e Futbollit të Malit të Zi kishte marrë vendim që menjëherë pas ndeshjes Ljubisa Tumbakovic të shkarkohej nga posti i trajnerit.

Raportimet e fundit thonë se gjasat janë të mëdha që Tumbakovic ta marrë udhëheqjen e kombëtares së Serbisë.

Loading...
Back to top button