“A jemi gati? Pas 30 vitesh duket pyetje cinike dhe provokuese”

A është gati Shqipëria? Kjo pyetje, sot pas 30 vjetësh, më duket ca cinike,provokuese, irrituese. Pse, do thoni ju? Shqiptarët e pritën krahëhapur ardhjen e demokracisë. E pritën me entuziazëm sepse e dinin që demokracia do sillte lirinë, barazinë, do sillte një shoqëri që do i bashkohej qytetërimit modern. Më në fund Shqipëria e mbyllur do i bashkohej popujve me demokraci perfekte.

Ajo që i ndodh këtij populli, ka qenë tmerr i vërtetë. Shqiptarët, ngelën të zhgënjyer nga premtimet e mëdha e të vogla që bënë politikanët e maskuar me demokraci. Si është e mundur që ky popull ra nga diktatura në diktaturë, ndërkohë që lidershipi politik i fillimpluralizmit në Shqipëri zaptoi pasuritë e këtij vendi, kapitale të ngritur me mund e sakrifica në 50 vjet diktaturë të Hoxhës.

Loading...

Shoqëria shqiptare u persekutua që kur drejtuesit politik, pushtetar, qeveritar flisnin me parime, në emër të demokracisë, në emër të lirisë dhe paqes dhe nga ana tjetër korrupsioni ka bërë kërdinë, i ndihmuar nga hajdutë dhe kriminel, të cilët luanin rolin e sekserëve të pasurisë marramendëse. Shqiptarët janë dëshmitarë të kësaj vjedhje gjigante dhe këtë histori ndërkombëtarët e kanë filmuar e fotografuar, jo për arkiva, por për t`u thënë shqiptarëve se vjedhësit, zhurmuesit, qafirët i keni mes dhe sillen si qengja.

Shqiptarët duhet ta mbajnë mend gjatë tranzicicionin demokratik, i cili është lëngatë, është dhimbje, ndërsa sot shtrohet pyetja: Eshtë gati Shqipëria ti bashkohet qytetërimit modern? Shqiptarët u masakruan nga politika që në ditët e para të ardhjes së demokracisë. Kasaphana është realizuar përmes një platforme të menduar mirë nga specialistë të grabitjes së një populli, të një shoqërie duke e lënë atë në mëshirë të fatit.

E keqja është se çakejtë të matrikulluar politikanë janë bërë barrikadë dhe nuk lejojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në këto tridhjetë vjet kanë ndodhur tragjedi të rënda, që kanë patur kosto të tmerrshme financiare e njerëzore për popullin shqiptar. Tragjedinë e rëndë të vitit të ri “97, në kohën e qeverisjes së Sali Berishës, janë vrarë mijëra njerëz. Tragjedi ka pësuar ky popull në gjithë rrugëtimin e tij në ketë tranzicion të qulltë

Firmat piramidale rrezikuan shqiptarët në destabilizim shoqëror dhe askush nga politika dhe krerët e shtetit nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi.

Pyetja : a është gati Shqipëri? është artikuluar shumë vonë. Duhej drejtuar shqiptarëve, sovranit vite më parë për t`u thënë se ky brez politikanësh dhe qeverisjet e mbrapshta, e kanë fukarosur shoqërinë, e kanë bërë atë gazi i botës. Politika konfliktuale e këtij tranzicioni mbetet prapë e dhimbshme, kur shohim shoqërinë të politizuar dhe aspak të denjë për një konsensur për të mirën e demokracisë dhe integrimit modern të shqiptarëve.

Po, ku të lënë partitë dhe partiçkat të ndërtosh shtet, të ndërtosh një ekonomi të qendrueshme. Interesi i ngusht i tyre, mungesa e vizionit, është shkatërrues, është barikadë që nuk e lejon shoqërinë të ecë përpara. Ato janë mbërthyer pas pasurimit të paligjshëm dhe ky është mëkat i madh që u bëhet shqiptarëve.

Gërdeci i 2008, vrasja e katër njerëzve të pafajshëm në 2011 në bulevard, pengesat për ndërtimin e një shteti me drejtësi profesionale, janë dëshmia më e mirë që tregon se polarizimi i shoqërisë, i politikës nuk sjellin zhvillime pozitive, por ngjallin dhe stimulojnë dhunë të shprehur në protesta popullore, që i kemi parë muajt e fundit nga opozita e Bashës dhe e partiçkës së Monës.

Përballë kësaj dukurie, a mund të themi se është gati Shqipëria për në BE? Nuk e duan integrimin ata që nuk kanë vizion, programe zhvillimi, që nuk duan konkurrencën e ndershme, që nuk duan te kuptojnë se arritjen vijnë përmes punës, jo dhunës, jo molotovëve, jo sherreve, fyerjeve, të cilat janë bërë të neveritshme dhe nuk durohen dot.

Segmente të caktuara të politikës së këtyre tre dekadave tranzicion kanë marrë notë negative nga liderët e Brukselit, nga vendet Europiane, nga dashamirë të Shqipërisë. Kur ndodh kështu, si mund të themi se ky vend është gati për të bashkëjetuar me popujt e qytetërimit perëndimor?!

Sokrat Ndrecka

Loading...
loading...
Back to top button
Close