Afër bukurisë hyjnore të malit të shenjtë shqiptar!

Kur flet për një mal të mrekullive, mendja të shkon menjëherë tek i vetmi, Mali i Tomorrit, i cili brenda veten mban enigma, mistere, legjenda, dhe jo vetëm. Mali i Tomorrit shquhet edhe për bukuritë natyrore të pakrahasuara aq sa ai është kthyer në një Park Kombëtar, Parku kombëtar i Malit të Tomorrit.

Parku Kombetar Mali i Tomorrit ka një sipërfaqe 24 723 ha dhe ndodhet në lindje të qytetit muze të Beratit. Ky park Kombëtar shtrihet në 2 Qarqe të mëdha si ai i Beratit dhe ai i Elbasanit . Përfshin tre rrethe dhe pikërisht, në Rrethin e Beratit me sipërfaqe 8400 Ha, Rrethin e Skraparit 15 045 Ha dhe Rrethin e Gramshit 1278 Ha. Në të ndodhet Mali i Tomorrit me lartësi prej 2 416 mbi nivelin e detit, që nga larg të jep përshtypjen e një kështjelle natyrore gjigante. Bukuritë natyrore të parkut janë evidente në çdo stinë.

Loading...

Parku kombëtar i Tomorrit përbëhet nga 12 monumente natyrore 2 Biomonumente 10 gjeomonumente si dhe 125 burime natyrore të cilat befasojnë turistët .

Mali Tomorrit ëshë shpallur ‘’Park kombëtar ‘’si dhe zonë e mbrojtur .Parku Kombëtar Mali Tomorrit’’ ndodhet në rajonin malorë të Beratit. Në këtë park ndodhen 12 monumente natyrore ,2 Biomonumente ,10 Gjeomonumente dhe 125 burime. Tomorri ëshët një vend jetese edukimi dhe shlodhje, afrimi efikas e produkteve e shërbimeve turistike të klasit parë Ai ka sheshe pushimi ,si dhe ndërtime të vendit të pushimeve pranë vend burimeve të bukura. Turistët e shumtë shkojnë në Qafë Dardhë ,Qafa e Skurës ,Tomorrit thajthina e madhe ,kapinove ,Bogovë si dhe zona të tjera të parkut .

Parku ka kryesisht pyje ahu ,pisha si dhe ka kullota alpine ,ato ndodhen në lartësinë 1000 deri 2000 metra mbi nivelin e detit ,si rrjedhojë ai formon pyje të thjeshtë rreth fshatrave dardhë ,Lybeshë dhe Kapinovë. Në terrenin e thepisur dhe shkëmborë të pa arritshëm vërehet fenomeni i rritjes të bimësisë pyjore me lloje të ndryshëm drurësh dhe shkurresh ndërthurur kjo më bimësinë barishtore.

Tomorri është mali më i veçantë në Shqipëri dhe më enigmatiku. Është quajtur froni i perëndive për lartësinë, egërsinë, bukurinë dhe enigmën e tij.

Aty mbretëronte Dodona Pellazgjike ose Dodona “Dimër Keqe”. Ka zona të mbuluara me borë të përjetshme si dhe shumë burime ujore disa edhe të çuditshëm si ai i kuçedrës.

Gojëdhëna thotë se atë e komandon një kuçedër që e lëshon dhe e pret ujin kur do ajo. Dhe vërtet uji në këtë burim rrjedh me ndërprerje.

Mund të jesh duke pirë ujë në të dhe befas ai ndërpritet. Gjeologët e shpjegojnë si një fenomen gjeologjik që ndodh në shtresat tektonike të nën Tomorrit, por ka dhe një gojëdhënë që flet se ai mal qëndron sipër diçkaje, pra poshtë tij fshihet diçka.

Turisti duke udhëtuar drejt tij, mund të shfrytëzojë kanionet e Lumit Osum, shpellat e rrjedhës së tij, mund të njihet me monumente kulture të vjetra si ura, kisha e teqe, por mund të ushtrojë dhe sportin e skive apo të ngjitjeve malore.

Në fundjavë drejt këtij mali udhëtojnë aventurier të ngjitjeve malore si dhe ata që pëlqejnë rrëshqitjet në borë.

Përgatitjet për të pritur turizmin e bardhë kanë filluar dhe agjencitë turistike të zonës kanë bërë gati guidatorët dhe mjetet e ngjitjeve malore.

Loading...
Back to top button