Ah Trëndafil i Çamërisë… Dhimbja e recituar nga Mirush Kabashi (VIDEO)

Nga Fatmir Muja

Ah Trëndafil i Çamërisë
Te Qafa e Botës u nda bota jonë
E unë shumëherë u turpërova pranë fletës së bardhë
Që m’u desh ta mbush me shkronjat e zeza të pafuqisë
Shumë herë u turpërova nga dheu pa mëmë e mëma pa dhe
Se njërën pa tjetrën se quaja dot mëmëdhe

Loading...

Një natë në ëndërr m’i pëshpërite ca fjalë të qëmotshme:
Më the: “Jemi tre: ti, unë e dhimbja.
Nëse vjen, dhimbjen do ta mund me ty
Nëse s’vjen, dhimbja do na mundë të dy”
Të thashë: ja ku jam, po flasim me një zë
Por ëndrra na iku e ne s’ishim Një…

Ndiqni dhimbjen e recituar nga Mirush Kabashi:

Loading...
loading...
Back to top button
Close