VIDEO/ E tmërrshme, në treg produkte të tjera me nivele të larta nitratesh që shkaktojnë kancer

Në tregjet shqiptare vijojnë të tregtohen produkte me nivele të larta nitrateve, të cilat janë shumë të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve, pasi shkaktojnë kancer.

Drejtori i ZMK, Hasan Stafa: Për një muaj e gjysmë ne kemi patur 70 denoncime, kryesisht tek fruta perimet, për nivele të larta nitratesh. Dhe kjo kërkon një punë inspektuese nga institucionet përgjegjëse.

Loading...

Megjithatë, institucionet shtetërore nuk duan t’ja dinë për këto produkte që i tregtohen konsumatorëve shqiptarë. Ne matëm sot nivelin e nitratit tek një tjetër produkt, shalqini, i cili rezulton mbi normat e lejuara.

E denoncuam këtë rast edhe pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, dhe madje e ftuam që të kryente dhe të merrte masa që këto produkte të mos shiten. Por në vend që të reagonte për të nxjerrë inspektorë në treg, AKU mbylli dyert, për t’ju shmangur grupit tonë të xhirimit dhe po ashtu edhe përgjegjësisë që ka për të garantuar sigurinë ushqimore.

Edhe pse autoriteti kombëtar i ushqimit është institucioni i vetëm i cili merret me sigurinë ushqimore në vend, ai nuk i përgjigjet interesimit të Tv Klan për nivelin skandaloz të nitrateve tek fruta perimet. Drejtuesit e këtij institucioni nuk i përgjigjen thirrjeve telefonike madje zëdhënësja e duhet ti paraqesim një shkresë zyrtare për të marrë përgjigje nëpërmjet emailit.

E ndërsa produktet që tregtohen për tregun vendas nuk ofrojnë asnjë siguri për konsumatorët shqiptarë, e kundërta ndodh me ato që eksportohen. Në Lushnje eksportuesit i kryejnë vet kontrollet nëpërmjet kësaj aparature për nivelin e nitrateve. Nëse ato janë të larta, ngarkesa kthehet mbrapsht, me shumë gjasë për të përfunduar në tregjet shqiptare e më pas në tavolinat tona.Tv Klan

Loading...
loading...
Back to top button
Close