Ish-kryeprokurori i pari në rrjetën e SPAK, hetohet për pastrim parash

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Genti Ibrahimi deklaron se në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit SPAK-u do të jetë gati për të nisur punën me dosjet e nxehta.

Emri i vetëm që përmendi kreu i KLP-së si objekt të punës së SPAK-ut pas ngritjes ishte ai i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Loading...

Duke shpjeguar se prokuroria e Posaçme do të trashëgojë 90% të portofolit të asaj të Krimeve të Rënda, Ibrahimi sqaroi se do të vijojnë hetimet për pastrimin e parave në ngarkim të ish-kreut të akuzës, Llalla.

Loading...
Back to top button