Kishat e Shasit/ Pse Serbia kërkon t’i rrëmbejë?

Shasi është vendbanim rural në Anën e Malit, Komuna e Ulqinit. Në literaturë ndeshet me emra të ndryshëm, si: Suatio, Suaço, Sovacci, Svacio, Scaç, Fshas, Saffazi etj.

Qyteti mesjetar i Shasit gjendet në pjesën verilindore të Ulqinit në një lëndinë mbi Liqenin e Shasit ndodhet. Tani është gërmadhë e pabanuar me njerëz. Si i tillë konsiderohet ndër qytetet më atraktive “të vdekura”, (në vitin 1443, përmendet si katun) në bregdetin Adriatik.

Loading...

Sipas pozitës së kësaj kështjelle e cila ishte në afërsi të Liqenit të Shasit në fushën pjellore dhe në rrugën romake Olcinium-Scutarum, me sa duket ka qenë vërtetuar sikur gërmadhë që në kohën e ilirëve. Jo larg qytetit, në fshatin Shas është gjetur amfora antike ovoide e cila ka shërbyer për varrosje, e pak më larg në lokalitetin Gjeret, tek Liqeni i Zogajve edhe gjurmët e vendbanimit primitiv të ilirëve, çka dëshmon se kjo trevë ka qenë e banuar që në periudhat e hershme historike.

Shasi për herë të parë në dokumente të shkruara përmendet në shek. IX si qytet peshkopal (latinisht: Svacia Civitas).

Rreth vitit 1183 e pushtoi Stefan Nemanja dhe bashkë me qytetet tjera ia bashkangjiti Rashkës. Mongolët e shkatërruan tërësisht në vitin 1242, ndërsa e rindërtoi mbretëresha Helena Anzhuine. Plotësisht u shkretua kur u pushtua nga osmanët në vitin 1571. Sipas Marin Bicit, në vitin 1610 Shasi ka pasur 365 kisha, që përkon me numrin e ditëve të një viti, por sot në këto rrënoja mund të dallohen vetëm tetë kishë nga të cilat dy janë më të mëdhaja: katedralja e Kishës së Shën Gjonit, e ndërtuar me stil gotik dhe Kisha e françeskanëve të Shën Mërisë, të lashta rreth 1300 vjet. Të gjitha kishat në Shas kanë qenë të zbukuruara me dekorime arkitektonike dhe freska, e në disa edhe tani dallohen gjurmët e ngjyrave në mure.

Pjesët e mbetura të fortesës gjenden në shkrepa mbi Liqenin e Shasit, kurse paralagjja në vazhdim kah perëndimi. Hyrjen në qytet me sipërfaqe prej 15 hektarë e kanë bërë të mundshëm dy porta. Hulumtimet e para arkeologjike të qytetit të Shasit janë bërë në tetor e nëntor të vitit 1985. Me këtë rast u gjetën rreth pesëdhjetë monedha metalike, nga të cilat një e arit, tri të argjendta, kurse të tjerat janë të bronzta. Tri paratë më të vjetra janë nga periudha bizantine nga fundi i shek. XII deri në mesin e shek. XIII.

Nga koha e qeverisë së Nemanjës janë dy copa parash – bizantin e serb; monedhat e shumta nga qytetet fqinje i takojnë çerekut të fundit të shek. XIV, ndërsa nga tri monedha metalike janë të Tivarit, të Kotorrit dhe të qytetit të panjohur. Zbulimet më të vjetra nga qyteti i Shasit i takojnë periudhës parahistorike. Periudha antike nuk është vërtetuar në Shas.

Disa copëzime helenike të qeramikës që janë gjetur në pjesën lindore të Shasit tregojnë se është e mundshme që në atë pjesë të tij të gjendet një shtresë helenike. Qyteti mesjetar u formua në kohën e hershme të periudhës bizantine, kurse zgjati në kontinuitet deri me paraqitjen e turqve, respektivisht përafërsisht deri me pushtimin e Shkodrës ose edhe më vonë.

Mjaft të pasur janë zbulimet e vorbëisve, edhe pse nuk janë të përfaqësuara të gjitha epokat. Më së shumti janë gjetur enë shtëpiake. Copëzat e shekullit VI janë të pakta , por me siguri besohet se ato i takojnë rrafshit ilir nga koha e Marvikisë dhe Iraklisë. Vorbësia sllave është e përfaqësuar në të gjitha shtresat nga shek. VII deri në shek. XI. Gati e gjithë vorbësia shtëpiake e shekullit të hershëm mesjetar i takon rrafshit kulturor serb, por kah fundi i jetës së Shasit vërehet prezenca e enëve të importuara, me siguri me origjinë venedikase.

Zbulimet e stolive nuk janë të pranishme vetëm si separate në varreza, por edhe në shtresa. Në stoli bizantine bëjnë pjesë qaforet me margaritar xhami, vathë e thjeshtë, unazat, tri pulla korale e disa katramëza. Gjatë gërmimit janë gjetur edhe shumë sende tjera nga hekuri, midis të cilëve pjesë nga pajime shtëpiake: (veriga, pyka, çivi, brava e të ngjashme).

Në vitin 1985 Akademia e Shkencave të Serbisë me nguti nderpreu hulumtimet, kur vërejten se kan tëbëjnë me nji qytet të lashtë shqiptarë.Sipas prof. Aleksander Qilikov në muzeun etnografik të Ulqinit ruhen 100objekte nga qyteti i Shasit.

Përveç Shasit, në periudhen veneciane rreth Liqenit të Shkodres ishin edhe qytetet e Drishti, Danjës dhe Sardës.

Por, përveç këtyre informacioneve me të cilat jeni të njohur gjithkush prej jush, më poshtë gjeni edhe një video të xhiruar nga Sami Flamuri, i cili krahas pamjeve na ofron edhe disa informacione mjaft interesante, përveç tyre edhe fakte e argumente lidhur me ekzistencën e Kishave të Shasit si dhe motivet pse Serbia kërkonte t’i rrëmbente.

Nga qyteti i vjetër mesjetar Shasi antik, në zemrën e anës së malit me në sfond Kishën e Shën Mërisë.

Ky vend tashmë njihet e emërtimin ‘Kishat’, sepse sipas marin Bicit, kryepeshkopit italian, në vitin 1610, i cili në librin e tij shkruan se në këtë vend të bekuar ka patur pothuajse 360 kisha, duke e bërë kështu një qytet jashtëzakonisht të rëndësishëm.

Sipas Flamurit, disa prej studiuesve e lidhin fjalën ‘Shas’ me prejardhje ilire por edhe me ngjashmëri latine që domethënë saksus-gurë.

Në pamjet e mëposhtme, sipas përshkrimit, gjendet Kisha e Shën Mërisë, e vetmja e ndërtuar dhe e ruajtur e stilit gotik.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme direkt në Kishat e Shazit:

Loading...
loading...
Back to top button
Close