Komandanti i NATO-s në Evropë: Bombardimi ndaj Serbisë, për të parandaluar vrasjet

Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Tod Wolters, po qëndron në Beograd si pjesë e vizitës së tij në rajon.

Kjo është vizita e parë e Wolters në Ballkan, që prej marrjes së postit të komandantit suprem të forcave të NATO-s në Evropë, në maj.

Loading...

“Ne kemi ardhur në këtë vizitë në mënyrë që të takohemi me krerët serbë, të inkurajojmë komunikimin dhe të shqyrtojmë mundësitë për të rritur bashkëpunimin midis NATO-s dhe Serbisë duke mbështetur reformat ushtarake të Serbisë, duke respektuar plotësisht neutralitetin ushtarak të tij. Sabiliteti dhe siguria në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për NATO-n, në për të cilat Serbia luan një rol të rëndësishëm”, ka thënë ai.

Kur u pyet se si sheh sot bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, Wolters thotë se ishte një kohë sfiduese dhe se NATO e mori këtë vendim të vështirë, pas përpjekjeve të mëdha për të sjell një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë.

“Duke pasur parasysh zhvillimin e krizës dhe dështimit të diplomacisë, NATO përdori forcë, ishte e nevojshme dhe legjitime për të parandaluar shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të njeriut, të vrasjes në shkallë të gjerë të civilëve. 

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka theksuar në mënyrë të përsëritur shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe një numër i madh i familjeve janëtë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre si një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, ka thënë Wolters.

Loading...
Back to top button