Kurthi me rusët mbi kufijtë, Thaçi: Zaev më kërkoi falje, ka rënë pre e mashtrimit

Presidenti Hashim Thaçi komentoi sot deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, se për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë kanë rënë dakord ai dhe Aleksandër Vuçiç

Në një deklaratë për mediat, Thaçi tha se ka pasur një bisedë telefonike 20 minutëshe me Zaev, të kërkuar nga ky i fundit, ku e ka sqaruar se ka rënë pre e mashtrimti dhe gjithçka ka thënë nuk ka asnjë bazë zyrtare.

Loading...

“Kam zhvilluar mbrëmë një bisedë telefonike 20 minuta. Zaev më ka thirrur mua si President për tu sqaruar. Më ka thënë se ka qenë një rrethanë në të cilën ka rënë pre e mashtrimit dhe gjithçka ka folur për komunat e Kosovës që do ti jepen Serbisë i ka folur duke u bazuar në thashetheme, dezinformata dhe të dhënat apo lancimet në media. Më ka kërkuar falje mua personalisht dhe Kosovës. Në të njëjtën kohë ka theksuar se ajo çfarë ka folur me mashtruesit që e kanë thirrur në telefon kanë qenë  gjëra që nuk përkojnë me Kosovën. Ka thënë se nuk ka asnjë informacion zyrtar për atë që ka deklaruar por thashetheme dhe lajme të rreme nga gazeta ruse Putnik”, ka deklaruar Thaçi.

Ai nënvizoi se raportet e Kosovës me Maqedoninë e Veriut kanë qenë dhe janë korrekte.

Presidenti i Kosovës madje zbuloi se edhe ai vetë ka qenë në shënjestër të dy komedianëve rusë para 8 muajsh.

“Kanë tentuar të depërtojnë dhe në zyrën time.Para 7-8 muajsh kjo përpjekje. Falenderoj kabinetin për punën e tyre shumë profesionale që kanë shmangur këta dy mashtrues”, shtoi presidenti Thaçi.

Dy komedianë rusë mashtruan përmes dy bisedave telefonike kryeminsitrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, duke ju shtrirur si ish-Presindeti i Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe si Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në biseda flitet për çështje të ndryshme përfshirë edhe dialogun Kosovë-Serbi, ku ndër të tjera, Zaev thotë se ai dhe kancelarja Merkel janë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve.

Loading...
Back to top button