Kush është Ministri i Jashtëm i Greqisë me origjinë nga Himara dhe që i thoshte Ramës “çerek- grek”

Nikos Dendias, një grek me origjinë nga Himara është ai të cilit kryeministri i Greqisë Qiriakos Micotaqis i ka besuar drejtimin e politikës së jashtme.

Gazeta Dita ka zbuluar se si janë marrëdhëniet e tij me Shqipërinë?

60-vjecari me profesion avokat që ka lindur në ishullin e Korfuzit ka deklaruar shpesh me krenari origjinën e tij nga Shqipëria. Disa herë në studiot televizive ai eshte shprehur se të parët të tij ishin nga Himara. Një vit më parë kur Dendias ishte një nga zërat më të fortë të opozitës dhe ngrinte dyshime mbi politikën e jashtme të Aleksis Tsiprasit kritikoi në distancë dhe kryeministrin Rama.

“Më bën pershtypje të jashtezakonshme që kryeministri Rama nuk ka qëndrime pro greke. Më bën pershtypje sepse zoti Rama është çerek grek, gjyshen e tij Anagnosti e njihja ne Korfuz” thoshte ai kur qe në opozitë.

Po në atë kohë ai ka mbajtur qëndrime të ashpra edhe ndaj Shqipërisë:

Duhet të mbrojmë të drejtat tona, minoritetin grek në vendin fqinj dhe nuk mund të lejojme që vendi të bëhet terren për kërcenime. Shqiperia ka nevoje per marredhenie te mira me Greqine, edhe me BE. Kemi shume menyra dhe mjete per ti bere presion Shqiperisë. Ata nuk duhet mund të besojnë se mund të bëjne ç’te duan”, shprehej ai.

Back to top button