Millionaire.it: Shqipëria siç nuk e keni parë kurrë

Harroni gjithçka që ju kanë treguar deri sot për këtë vend, pasi ekziston në fakt, një Shqipëri e dytë, krejtësisht ndryshe nga ajo që ekziston në imagjinatën kolektive, shkruan millionaire.it, faqja online më e lexuar e biznesit në Itali, që e shoqëron shkrimin e saj edhe me një video.

Progresi dhe teknologjia kryqëzohen për t’i hapur rrugën një realiteti shumë tërheqës, mbi të gjitha për të huajt dhe pikërisht në këtë kontekst ndërthuret shoqëria moderne “Viaggiare e Sorridere”, klinikë e themeluar nga sipërmarrësi Dritan Gremi, që prej vitesh është kthyer në një pikë referimi për të gjithë personat në kërkim të shërbimeve shumë cilësore së bashku me kujdesin ndaj personit dhe mirëqenies se tij”, shkruan millionaire.it.

”Unë jam një prej atyre shumë emigrantëve, të cilët morën atë anijen e famshme në vitet ’90 dhe emigruan në Itali. Në fakt, vija këtu në Shqipëri për pushime, por kisha nevojë edhe të mjekoja dhëmbët dhe që prej asaj kohe filloi gjithçka. Vendosa të lë gjithçka që bëja në Itali dhe të filloja një histori të re këtu në Shqipëri”, thotë Dritan Gremi.

”Që nga viti 2009, përveç se u kemi dhuruar mijëra buzëqeshje pacientëve tanë, u kemi dhënë mundësinë të zbulojnë një vend të mrekullueshëm si Shqipëria”, thekson ai.

”Pikërisht këtu, duke konsideruar që ky vend ka nivelin e taksimit më të ulët në zonën e Ballkanit dhe Mesdheut, shumë sipërmarrës të rinj, kanë vendosur të investojnë në aktivitete të çdo lloji. Vlen të përmendet rasti i Shef Loris Marinetto, i restorantit “Attimi”, që mirëpret mysafirët e “Viaggiare e Sorridere” me pjata elegante dhe shumë të kërkuara si edhe rasti i sipërmarrësit Gjergj Luca që ka krijuar një “qytet brenda qytetit” dhe një restorant tipik “Rozafa Fish City”, në zonën e Elbasanit ku përpunohen produkte si açuge dhe karkalecë, që eksportohen më pas në të gjithë Europën.

Back to top button