Ministrja e jashtme bullgare në anën e Kosovës: Nuk do të ishte keq sikur Daçiq të kërkonte falje

Ministrja e punëve të jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, ka thënë gjatë ditës së sotme se pret nga Daçiq që të kërkojë falje për fjalët e tij ofenduese ndaj kryeministrit bullgar, Boyko Borisov.

“Nuk do të ishte keq për ministrin e punëve të jashtme, Ivica Daçiq të kërkojë falje për fjalët e tij” tha Zaharieva para gazetarëve, raporton agjencia e lajmeve bullgare Dnevnik, transmeton Gazeta Express.

Ajo këto fjalë i tha para se të fillojë seanca parlamentare në Bullgari.

“Kërkim falja është akt personal, nëse kjo do të ndodhë, i mbetet ministrit të jashtë ta vendosë” shtoi ajo.

Ministria e punëve të jashtme gjatë ditës së djeshme tha se të hënën e pret ambasadorin serb në Sofje për të dhënë shpjegim mbi deklaratat e kryediplomatit serb.

Ndër tjera, ministrja tha “Fjalët emocionale janë të papranueshme. Ai duhet të mendojë se çfarë ka thënë kryeministri bullgar përpara se të reagojë emocionalisht”./GazetaExpress/

Back to top button