Në kohën kur e gjithë Europa po i ndalon me ligj, në Luginën e Preshevës i edukojnë fëmijët me burkë (VIDEO)

Një mësuese me burkë  (mbulimi i tërësishëm i fytyrës me përjashtim të syve) ka vendosur t’i mësojë disa fëmijë të moshave 6-9 vjeç. Një veshje e tillë është ndaluar në shumicën e vendeve të BE’së të përdoret në rrugë, në Luginën e Preshevës, një grua e tillë lejohet të mbajë mësim para fëmijëve.

Austria, Danimarka, Franca, Belgjika, Bullgaria, Holanda janë vetëm disa prej vendeve të BE’së që e kanë ndaluar përdorimin e burkas (veshje e kulturës arabe e mbulimit të fytyrës dhe trupit).

Madje, në Gjermani është ndaluar mësueseve të japin mësim nëse kanë veshje të tilla arabe.

Por, në Luginën e Preshevës, e kanë gjetur një mësuese me burkë për t’i mësuar fëmijët.

E njëjta u ka mbajtur ligjërata mësuesve për çështje fetare të besimit islam.

Në Kosovë ka pasur një debat lidhur me këtë veshje arabe derisa Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriu ka kërkuar të ndalohet një veshje e tillë me ligj.

Disa ekstremistë fetarë të linjës së Fuad Ramiqit kanë përkrahur vajzat dhe gratë që bartin burka dhe të njëjtat të lejohen edhe të japin mësim nëpër shkollat publike në Kosovë.

Megjithëkëtë, filozofi Blerim Latifi ka shkruar se burka ka një origjinë reale, dëshirën shoviniste të burrave për të ushtruar kontroll ndaj grave, dhe interpretimet e tjera janë përralla klasike.

“Burka ka veç një origjinë reale: dëshirën shoviniste të burrave për të ushtruar kontrollin total mbi jetën e grave dhe për t’i trajtuar ato si pronë të tyre private. Interpretimet tjera janë variante të përrallave klasike!”, ka shkruar Blerim Latifi.

Edhe profesori i UP’së, Milazim Krasniqi, kishte shpjeguar se burka s’ka të bëjë fare as me islam dhe as me shqiptar.

“Burka ka të bëjë me veshjen paraislame të banorëve të shkretëtirës, si pjesë e mbrojtjes nga stuhia ranore. Pra, faktikisht nuk ka të bëjë me islamin po me njerëz që jetojnë në ato hapësira dhe në kushte ekstreme të motit. Fatkeqësisht, ia kanë ndajmbathur fesë, por nuk është pjesë e saj”, kishte thënë Krasniqi për Express

Back to top button