Paketë e përbashkët turistike me 6 vende të rajonit

Shqipëria propozon hartimin e një pakete të përbashkët turistike për 6 vendet e rajonit, duke përfshirë Kosovën, Bosnjë- Hercvegovinën, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Malin e Zi.

Ka qenë ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ai që tha se projekti për zhvillimine e qëndryeshëm nga këshilli i bashkëpunimit të Europës nuk duhet të mbetet i vetmi, por vetë këto shtete duhet të ndërmarrin iniciativa nga të cilat do të rritet përfitimi për të gjithë.

Loading...

“Mendoj që jo vetëm në rajonin e Mesdheut, por të gjithë rajonet kanë filluar të mendojnë si destinacione të përbashkëta pasi tregu i turizmit ka ndryshuar shumë, tregu i atyre që udhëtojnë ka ndryshuar shumë, tregu i atyre që përfitojnë nga turizmi ka ndryshuar shumë dhe gjithmonë e më shumë ofertat janë bërë komplekse”.

Blendi Klosi ftoi shoqërinë civile që të ndihmojë me ide për zhvillimin e turizmit në vendin tonë.

“Dua të jem mbase i pari që i bëj kritikës vetes dhe mënyrës së zgjedhur sesi ne akoma i menaxhojmë gjërat përsa i përket mbrojtjes së mjedisit dhe të pasurive tona natyrore.”

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të nisë dhënien e granteve për përfshirjen e shoqërisë civile dhe intelektualëve të fushës për ide innovative në turizëm.

Tv Klan

Loading...
loading...
Back to top button
Close