Për herë të parë, Kosova eksporton më shumë produkte në Serbi sesa Serbia në Kosovë

Gjatë pesë muajve të parë të këtij viti (janar – maj), duke iu referuar të dhënave zyrtare, shihet se vlera totale e produkteve të importuara nga Serbia në Kosovë ka arritur vlerën prej më shumë se 9 milionë eurosh, derisa prodhuesit kosovarë në këtë shtet kanë eksportuar produkte në vlerë prej më shumë se 28 milionë eurove.

Për herë të parë thuajse pas dy dekadash ka ndërruar krejtësisht bilanci tregtar mes Kosovës dhe Serbisë. Derisa nga përfundimi i luftës e deri më tash importi nga ky shtet ka qenë qindramilionësh e eksporti shumëfish më i vogël, gjatë pesë muajve të parë të këtij viti (janar – maj), duke iu referuar të dhënave zyrtare, shihet se vlera totale e produkteve të importuara nga Serbia në Kosovë ka arritur vlerën prej më shumë se 9 milionë eurosh, derisa prodhuesit kosovarë në këtë shtet kanë eksportuar produkte në vlerë prej më shumë se 28 milionë eurove.

Në bazë të të dhënave, të cilat janë publikuar në uebfaqen e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), shihet qartë se importi nga Serbia në janar të këtij viti ka qenë 800 mijë euro, nga 31 milionë euro sa ka qenë në janar të vitit 2018.

Back to top button