Seanca gjyqësore për Belerin, zbardhet dëshmia e kryebashkiakut: Po më ndëshkoni mua dhe familjen time!

Ka përfunduar para pak minutash seanca për Fredi Belerin në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO).

Kujtojmë se kryebashkiaku i zgjedhur nga banorët e Himarës, Beleri kërkon leje për t’u betuar, ndërsa trupa gjykuese është tërhequr për vendim.

Ndërkohë që nga ana tjetër mediat kanë siguruara dëshminë e Belerit, ku ky i fundit shprehet se ndaj tij dhe familjes së tij po bëhet padrejtësi.

Dëshmia e Belerit

Ndaj meje po bëhet një padtejtësi për interesa politike dhe financiare.

Zgjatja, shtyrja, përcjellja nga gjykata në gjykatë, veprimet tuaja për shtyrje të seancës nuk janë mënyra e duhur e gjykatës për të dhënë drejtësi.

Po më dëmtoni mua, por edhe familjen time.

Po ashtu po shkaktoni qëndrime armiqësore, duke na ndarë në grekë dhe jo grekë.

Mbështetja e qytetarëve të Himarës më ka dhënë force. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.

Po dëgjojmë cudira në këtë gjyq.

Back to top button