Plani për Rinasin, ikën koncesionari “i grabitjeve”, vetting për punonjësit e rinj

Kompanisë së sigurisë së aeroportit të Rinasit, ICTS, për shkak të disa grabitjeve spektakolare nuk do t’i rinovohet kontrata.

Qeveria ka hartuar një draft për koncesionarin e ri që do të paraqitet për diskutim me grupet e interesit dhe pritet të kalojë në komisionet parlamentare për miratim.

Loading...

Menaxhimi i sigurisë në aeroportin e Rinasit do të kryhet nga një tjetër kompani për të cilën është hapur një tender ndërkombëtar.

Javën e ardhshme pritet që të mbërrijnë nga jashtë përfaqësuesit e lartë të koncesionarit të ri.

Qeveria si masë për rritjen e sigurisë ka hartuar dhe një draft të ri mbi ndryshimet mbi kodin ajrortë vitit 2008.

Këto ndryshime parashikojnë se personeli i aviacionit që do të ketë akses në zonat me siguri të kufizuar do t’i nënshtrohet provesit të “vetting”, pra pastërtisë së figurës.

Filtrimi i punonjësve do të kryhet nga ministria që mbulon çështjet e rendit publik, ndërsa Autoriteti i Aviacionit Civil do miratojë kriteret skualifikuese të lidhura me kontrollin e së kaluarës.

Ka ndodhur që punonjësit e aeroportit të arrestohen kohët e fundit për vjedhje.

Një tjetër risi në projektligjin e ri është dhe krijimi i një strukturës së “Autoritetit të Investigimit” e cila për incidente apo ngjarje të rënda si ajo e grabitjes së Rinasit, ka të drejtë që të marrë në hetim personat e përfshirë, si dhe të hartojë edhe një raport që duhet t’ia paraqesë Këshillit të Ministrave.

Autoriteti i Investigimit do të jetë i pavarura nga drejtoria e aviacionit, të cilët mbikëqyrin vlefshmërinë ajrore, licensimin, operimin e një avioni, mirëmbajtjen, licensimin e personelit, kontrollin e trafikut ajror dhe operimin e aerodromeve.

Për thyerje të Kodit parashikohet vendosja e gjobave ku për individët penaliteti shkon deri në 200 mijë lekë të reja, ndërsa për subjektet varion nga 500 mijë deri 2 milionë lekë të reja.

Loading...
Back to top button