Shitja dhe blerja e floririt vetëm me urdhrin e Kryeministrit, Meta kthen ligjin në Kuvend

Presidenti i Republikës Ilir Meta i kthen maxhorancës një tjetër ligj për rishqyrtim në Kuvend. Me dekretin 11225, Kreu i Shtetit ka kthyer mbrapsht ligjin për rezervat materiale të shtetit, për të cilin opozita tha se me ndryshimin e ri kryeministri Edi Rama merr të drejtën e blerjes së arit në Shqipëri.

Në arsyet e kthimit të ligjit, Presidenti Meta deklaron se nisma ligjore për ndryshimin e nenit 10, pika 1 të ligjit nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit”, është e pajustifikuar.

Loading...

Sipas tij, dispozitat e ligjit të miratuar nr. 36/2019 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit”, përbëjnë rrezik të shtuar për cenimin e interesit publik, që mund të vijë nga keqadministrimi dhe shpërdorimi i pushtetit vendimmarrës për lëvrimin e mallrave të rezervave të shtetit, pjesë e grupit A.

Për këto arsye, në bindje të Kushtetutës dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, kam vendosur kthimin e ligjit nr. 36/2019 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit” për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë.

Loading...
Back to top button