Sipas Berishës, Rama po i lutet Vuçiçit për një takim në Beograd me Macronin

Zërat për komplot, sa i takon vendeve të Ballkanit u ndezën prapë dy ditët e fundit pas përgjimeve të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev me Rusinë, ku përmendje dhe Kosova.

Mirëpo, ish-kryeministri Berisha ka trazuar akoma më tepër nga krahu tjetër, teksa pretendon se “Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po lobon që kryeministri Edi Rama të takohet me Presidentin francez Emanuel Macron”.

Loading...

Në Facebook, Berisha ka publikuar një foto me bisedë nga një tjetër rrjet social, ku thuhet:

“Kam info shumë të sigurt nga Beogradi se Vuçiç po lobon tek Makron, që ky i fundit të takojë Ramën në Beograd kur do vijë pas një jave. Takimi do të jetë shumë i fshehtë nëse do të bëhet dhe nëse Makron do pranojë. Rama ja ka kërkuar Vuçiç këtë takim me shumë urgjencë. Nuk e di ça po luhet por do të them nëse më thonë ndonjë info shtesë.”

E ndërkohë, sipër fotos me tekstin e mësipërm ish-kryeministri ka shkruar:

“Zografi bis i lutet Vuçiç t’i rregullojë një takim të fshehtë në Beograd me Presidentin e Francës Makron, i cili viziton këto ditë Serbinë. Sb”

Fakt mbetet që stabiliteti i Ballkanit nuk është në ditët e tij më të mira.

Loading...
Back to top button