“Turizmi në Shqipëri, i shtrenjtë dhe pa standarde”

Turistët e huaj, por edhe ata shqiptarë, përballen me çmime të larta krahasuar me shërbimin që u ofrohet përgjatë bregdetit shqiptar.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Turizmit në Shqipëri, Zak Topuzi, shpreh shqetësimin se stafi i kualifikuar më parë, tashmë ka emigruar duke sjellë një situatë të pafavorshme për turizmin.

Loading...

“Pjesa më e madhe e njerëzve të specializuar po shkojnë me kontrata të punojnë në rajon. Kjo po ndihet jo vetëm në zonën e jugut, por edhe në Tiranë që është kryeqytet dhe ka punë 24 orë në 365 ditë të vitit”, ka thënë Topuzi, raporton “Oranews”.

Sërish shqetësim mbetet mungesa e vlerësimit të hoteleve, ku subjektet vendosin çmime apriori, duke sjellë shpesh dhe zhgënjim të turistëve, sidomos ata të huaj.

“Kërkesa dhe çmimet janë shumë herë më të larta sesa standardet që ata sigurojnë”, thotë Topuzi.

Sipas tij, shqiptarët po preferojnë gjithmonë e më shumë të udhëtojnë jashtë vendit për të kaluar pushimet.

“Kryesisht preferojnë Turqinë dhe na vjen keq që bilanci i të ardhurave që vinë nga turizmi vazhdon të mbetet në ekuilibër midis atyre që vinë dhe të ardhurave që sigurohen nga turistët”, deklaron ai.

Infrastruktura rrugore për vite me radhë vijon të mbetet problem. Ndërkohë që kriza politike është një tjetër fakt që pritet të ndikojë në ardhjen e turistëve të huaj.

Loading...
loading...
Back to top button
Close