Zaev me bindje thotë se shqiptari do të përgjigjet për publikimin e bisedave private

Kryeministri Zoran Zaev tha se El Cheka do të përgjigjet para ligjit për përgjimet telefonike të njohura si “bombat” të cilat po i publikon.

Zaev i bëri thirrje El Chekës që të publikoj përgjime edhe për atë, por edhe për të gjithë ata që mendon se duhet të publikohen materiale, por gjithmonë duke kërkuar që të respektohet privatësia.

“Ekziston ligj për përgjigje penale për atë gjë. Privatësia është e mbrojtur. Edhe kur nuk ka qenë e mbrojtur unë kam pasur kujdes por edhe të tjerët. Ky njeri nuk mban përgjegjësi për këtë dhe duhet të përgjigjet, dhe do të përgjigjet kur do qoftë për atë vepër”, tha Zaev.

Back to top button