A e tërhoqi Togo njohjen e Kosovës?

Mediat serbe vazhdojnë të raportojnë se shteti i Togos e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Sipas gazetës “Blic” e cila thirret në burime diplomatike, Togo është vendi i 15 që e ka tërhequr njohjen e Kosovës.

“Blic” shkruan se edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar, rreth tre muaj më parë ministri i jashtëm, Ivica Daçiq është takuar rastësisht ose me qëllim me zyrtarë të lartë të Togos për ta diskutuar njohjen e Kosovës.

Loading...

Nëse lajmi del të jetë i vërtetë, Togo sipas mediave serbe, do të jetë pjesë e një “liste” të 15 vendeve që kanë tërhequr njohjen në dy vitet e fundit.

LEXO DHE :  FMN paralajmëron Shqipërinë: PPP mund të dëmtojë rëndë ekonominë
Loading...
loading...

Lexo gjithashtu

Close
Back to top button