“Besoj që Britania e Madhe do të jetë kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan”

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin në largim, Ruair O’Connell. Ai në këtë takim lamtumirës ka theksuar se Britania e Madhe do të vazhdojë të jetë kundër çfarëdo ndryshimi territorial në Ballkan.

Tutje, Haradinaj ka shtuar se Britania e Madhe do të jetë një adresë e sigurt për popullin e Kosovës.

Loading...

“Unë besoj që Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë kundër çfarëdo ndryshimi territorial apo të kufijve në Ballkan, dhe do të mbetet përherë adresë e sigurtë për popullin e Kosovës, se një skenar i tillë monstruoz që i shërben agjendës së Rusisë në Kosovë, nuk do të realizohet asnjëherë”, shkroi Haradinaj.

LEXO DHE :  “Keni ngecur”, demokracia në Shqipëri sipas “The Economist”

Ai shkruan se ka falënderuar ambasadorin O’Connell për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe ndihmën që i ka dhënë Kosovës në shumë tema.

“E falënderova ambasadorin për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të hapur për këto vite shërbimi në Kosovë, duke ndihmuar dhe ballafaquar Kosovën me të gjitha temat që rëndojnë rrugën tonë përpara synimit euro-atlantik”, shkroi Haradinaj.

Në fund, kryeministri në largim e cilësoi ambasadorin si “mik i dashur i Kosovës”. /GazetaExpress/

Loading...
loading...
Back to top button