Historia e një të riu shqiptar që iu bashkua luftës së kroatëve dhe një çantë e çuditshme e fshehur prej tij

Bekim Berisha, asokohe një shqiptar 25-vjeçar nga rajoni Pejës, iu bashkua Trupave të Gardës Kombëtare, Batalionit të 57-të të Pavarur, në të njëjtën ditë për të mbrojtur fshatin Komarevo.

Si shpërblim, ai nuk kërkoi asgjë, dhe vërtetë nuk mori asgjë.

Loading...

Për heroin Bekim Berisha rrëfen koloneli në pension Ivica Panj Orkan, shoku i luftës i Bekimit nga vija e parë e mbrojtjes së Sisakut.

Nuk dihet saktësisht, nga dhe me ç’qëllim erdhi Bekimi në Kroaci.

Kështu, ishte deri në vitin 2007 kur ndodhi mrekullia. Në dyshemenë e një shtëpie të vjetër në Komarevë, që po meremetohej, u gjet një çantë e pluhurosur, e zezë përplot gjëra të vlefshme personale, dokumente, fotografi dhe dëshmi të ndryshme.

Image
“Ne e quanim Shok, që do të thotë një mik në gjuhën shqipe. Ne ndamë një dhomë, dhe të njëjtin krevat në vitin 1991 në ndërtesën e shkollës së vjetër në fshatin Komarevo”, kujton Orkan.

Ishte kjo çanta e Bekimit. Askush ende s’e di si dhe kur Bekimi e fshehu këtë çantë në shtëpinë nga druri në të cilën nuk flinte e as nuk banonte dhe nuk është e qartë pse nuk u kthye asnjëherë për ta marrë. Në çantën tij të zezë u gjetën indeksi ndërkombëtar i studentëve i lëshuar nga Fakulteti i Hotelerisë në Rjekë më 19. 10. 1989, libreza e tij prej anëtari në Lidhjen e Ferialistëve në Kroaci sipas të cilës jetonte në Opati, në rrugën Nova cesta 166.

Sidomos interesante është bileta e trenit me të cilën Bekim Berisha nga Bruxelles, më 7. 8. 1991 kishte ardhur në Zagreb me ç’rast edhe u zbardh enigma e arritjes së tij në Kroaci.

Në mesin e dokumenteve të gjetura janë edhe vërtetimi i Policisë së Sisakut të datës 30. 8. 1991 me të cilin shefi i atëhershëm i Policisë Gjuro Brodarac konfirmon se Bekim Berisha më 10. 8. 1991 është i detyruar për kryerje të shërbimit ushtarak me çfarë dëshmohej se ai gëzonte të ardhura.

Image

 

Me vullnetin tim, por edhe me atë të familjes së Bekimit për t’ia realizuar disa të drejta ,kuptova, thotë Orkan, se familja e tij nuk ka marrë përkujtimoren e Luftës Atdhetares, se në Kroaci s’e ka të realizuar as statusin e invalidit ushtarak kroat të luftës që i takon sipas të drejtave për mbrojtje të sovranitetit Kroacisë dhe plagosjes së tij në Luftën Atdhetare.

Këto dhe dokumente të tjera të gjetura i shërbyen familjes së Bekimit që në Ambasadën e Kroacisë në Prishtinë të nisë procedura për njohjen e statusit të Luftëtarit Kroat Bekim Berishës dhe për realizmin e të gjitha të drejtave që a tij i takojnë me ligj.

Vetëm pasi u shkrua në Regjistër dhe pasi u dekorua me Urdhrin e Kryqit Kroat, më duket se drejtësia ka shkuar në vend, ka thënë Orkan i cituar nga gazeta Bota Sot.

Loading...
Back to top button